ATENTATl në Durrës/ Mesazhi që u gjet në teIefonin e njëri prej vëllezërve

    0
    1114

    Hetuesit kanë gjetur një mesazh në telefonin e vi ktimave në Durrës, që mund të çojë direkt te autorët.

    Sipas gazetarit Artan Hoxha, mesazhi i gjetur në telefonin e dy vëllezërve që u ekz ekutuan, Besmir dhe Viktor Haxhia mund të shërbejë si indicie.

    ‘Në Durrës janë 2 vëllezër, njëri nga ta është prind, janë djemtë e vetëm të shtëpisë, janë edhe 3 motra. U go;ditën në moshë të re. Te kjo pista e përgjimeve një element që ka dalë, është një mesazh që është kapur ne telefonate vik timave që janë duke u kontrolluar. Ky mesazh dyshohet të jetë një indicie që mund të çojë direkt drejt autorëve’, tha Hoxha në studion e AbcNews.

    Më tej Hoxha thekson se autorët kanë qenë të përgatitur dhe i kanë vëzhguar dy vëllezërit, duke studiuar lëvizjet e tyre.

    ‘Të dhënat tregojnë se autorët janë përgatitur. Çdo ate;ntat ka një kosto sepse janë mjetet që do të përdorësh, automjeti që ti d;jeg. Dikush është paguar për këtë.

    Dje një nga elementët që po kërkohet te kamerat e sigurisë, është fakti nëse autorët kanë pasur edhe bashkëpunëtorë të tjerë. Edhe në rastin konkret meqenëse vëllezërit kanë qenë të izoluar, janë go;ditur pasi kanë dalë nga servisi.

    Aten;tatorët kanë pasur informacione të saktë për lëvizjet e tyre. Aty nuk ka shumë kamera sigurie. Janë sekuestruar më shumë se 8 kamera. Po kërkohet për drejtimet nga ka lëvizur automjeti. Në rastin konkret nuk është gjetur makinë e dj;egur. Kjo e bën më të vështirë’, deklaroi gazetari. /Abcnews