Gjetjet shokυese të ADN-së: 45% të serbëυe të Kosovës, janë shqiptarë të sΙΙαvizuar

Gjergj Bojaxhi, bashkë drejtuesi i projektit “Rrënjët” i cili lidhet me ADN-në e shqiptarëve, së fundmi ka folur për serbët e Kosovës që janë minoritet në vend.

Gjetjet e ADN-së ka avancuar shumë kohëve të fundit, ka thënë Bojaxhi, dhe pos shqiptarët po i bëjnë edhe kombet e tjera, në mesin e tyre edhe serbët.

Ai ka befasuar duke treguar se 45 për qind e serbëve të Kosovës kanë dalur me origjinë shqiptare të sllavizuar.

“Atyre ju ka dalë që gjysma e popullatës që janë sot minoritet serb në Kosovë janë me origjinë shqiptare të sllavizuar. Le themi 45% e serbëve në Kosovë janë shqiptarë të sllavizuar. Gjysma janë sllavë dhe 10% janë gop apo linja të mbetura nga periudha romake, nga pushtimet”, ka thënë ai në Pressing.

E rëndë, 4 anëtarë të një familjeje gjenden të υdekur, burri υret grυαn shqiptare dhe 2 fëmijët, më edhe pas veten

Pak para ndërrimit të vitit, një ngjarje e rëndë ndodhi në SHBA, ku 4 anëtarët e familjes Morgan, u gjetën të vrarë në shtëpinë e tyre në Clarkstown, në periferi të New York City.

Policia e ClarkstoWn, raportoi të shtunën se banori i New City që ishte rreshter në Departamentin e Policisë në Bronxville Sgt i Policisë Bronxville Watson Morgan, 49-vjeç, me sa duket eliminoi gruan e tij, Ornela 43- vjeç (nga Shqipëria) dhe djemtë Liam 10-vjeç dhe Gabriel 12-vjeç.

Policia beson se më pas ai eliminoi veten.

Katër trupat u zbuluan nga policia e New Yorkut, pak pas mesnatës të së premtes në shtëpinë e familjes në New City, pasi Morgan nuk u paraqit për turnin e tij të mbrëmjes në Departamentin e Policisë Bronxville.

“Z. Watson Morgan ishte i punësuar si rreshter në Departamentin e Policisë në Bronxville (NY). Në këtë fazë të hetimit besohet se Watson vrau gruan dhe dy fëmijët e tij, përpara se të vriste veten me një plagë të vetëshkaktuar me armë zjarri. Në vendngjarje u gjet një pistoletë. Ky hetim është një incident i izoluar dhe publiku nuk është në rrezik”, bën të ditur policia në një deklaratë.

Watson, 49-vjeç, filloi karrierën e tij me Departamentin e Policisë së Nju Jorkut në vitin 2000 përpara se të bashkohej me forcën në Bronxville 7 vjet më vonë.

Ai u gradua në rreshter në vitin 2016.

Sipas mediave amerikane që i referohen një zyrtari të shkollës, të dy djemtë ishin aktivë në Boy Scouts dhe në sportet e të rinjve, studentë të pëlqyer dhe të mirë.

Ai tha se familja kishte qenë shumë e përfshirë në shkollë dhe aktivitete në komunitet.

Liam ishte në klasën e pestë në Laurel Plains Elementary në New City; Gabe ishte një nxënës i klasës së shtatë në shkollën e mesme Felix Festa në Ëest Nyack.

Ornela Morgan, ishte një mësuese e shkollës së mesme në Bronx.

Departamenti i Policisë Clarkstown – Byroja e Detektivëve, njofton se do të vazhdojë të hetojë dhe kujtdo që ka informacion në lidhje me këtë incident i kërkohet t’ia japë atë policisë.

E υranë në Gjermani, fαmilja e Lorenco Dedaj kërkon ndihmë për sjelljen e trupit në υendlindje

Në familjen Dedaj në Prosek të Mirditës prej mbrëmjes së 30 dhjetorit ka pllakosur zia, pasi djali 21- vjeçar i kësaj familjeje Lorenco Dedaj është vrarë me thikë në Gjermani.

Ky është Lorenco Dedaj i cili mbeti i vrarë pas njē pērleshje në një qytet të Gjermanisë, ku kishte emigruar pasi kishte përfunduar shkollën e mesme profesionale për mekanikë.

Sipas banorëve dhe bashkëmoshatarëve Lorenco ishte një djalë i qetë, i urtë dhe i matur, i cili si shumë të rinj shqiptarë kishte emigruar në Gjermani për një jetë më të mirë, por fatkeqësisht ëndrrat e tij u prenë në mes.

APELI I FAMILJES DEDAJ

Familja e Lorenco Dedës po kërkon ndihmë për të sjellë trupin e të riut në vendlindje, Prosek të Mirditës.

“Per te gjith ata qe e kane njohur Lorencin dhe familjen e Lorencit per te kontribuar sadopak me sa mundesi te keni per kthimin e trupit nga Gjermania ne Shqiperi mund ta bejn ne kete numer IBAN ju lutem te vini dhe emrin tuaj poshte ne menyre qe familja te dije nga kush eshte bere ky kontribut.

Me perjashtim te gjithe atyre qe kane bere nje kontribut direkt ketu ne Gjermani dhe perfitojme nga rasti t’i falenderojme perzemersisht. Kete gje e bejme edhe per shume njerez qe na kane kontaktuar dhe nga Italia dhe vende tjera te Evropes dhe nuk e kane pas te mundur ta bejne nje gje te tille ky eshe IBAN qe eshte hapur ne llogari te familjes te ndjerit Lorenci. Ju falenderojme pa perjashtim te gjitheve.

Marjan Dedaj

IBAN IT41 0030 6967 6845 1033 2869 999

ΡοΙicia britanike aksidentalisht gjen 2 milionë ραundë kanabis në një shtëpi që rυhej nga shqiptari

Oficerët britanikë morën pjesë në shtëpinë në malin Beechwood në Burley më 3 nëntor të vitit të kaluar, duke kërkuar të arrestonin një burrë për një vepër penale. Por kur askush nuk iu përgjigj derës, pavarësisht zhurmave të dukshme që vinin nga shtëpia me tarracë, ata detyruan të hynin.

Brenda gjetën shtetasin shqiptar Eldo Cullhaj, i cili nuk ishte njeriu për të cilin kishin ardhur. Megjithatë, ata zbuluan se shtatë dhoma në shtëpi ishin kthyer për rritjen e kanabisit, duke përfshirë llamba, transformatorë dhe ventilatorë. Edhe pagesa e energjisë elektrike ishte anashkaluar.

Ata gjetën 472 bimë me një rendiment potencial prej gati 50 kg me vlerë 495,000 £. Bimët mund të korreshin katër herë në vit. Cullhaj, 27 vjeç, i tha policisë se ishte i detyruar të punonte në shtëpi si kopshtar për të shlyer një borxh për paratë që kishte marrë hua “për një operacion”, tha prokurori Ian Cook në gjykatë.

Por Cullhaj, i cili nuk ka asnjë dënim të mëparshëm, kishte një çelës të pronës dhe u përpoq të groposte telefonin e tij celular në dhe kur policia hyri brenda. Ai e burgosi ​​për nëntë muaj.

Detajet e reja, si e υrau ρolici grυαn shqiptare dhe dy fëmijët?

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku një punonjës policie ka vrarë gruan e tij shqiptare dhe 2 djemtë e tyre.

Ngjarja ka ndodhur më 31 Dhjetor 2023 në banesën e çiftit. “The Guardian” raporton se autori, Watson Morgan 49 vjeç, ishte punonjës policie në SHBA.

Ai vrau me armë gruan e tij Ornela Morgan 43 vjeç me origjinë shqiptare, dhe dy djemtë e tyre 10 dhe 12 vjeç. Më pas u vetëvra.

Të gjithë trupat e pajetë të familjes u gjetën pasi autori nuk u paraqit në punë në departamentin e policisë së Bronxville.

Policia amerikane e ka konsideruar ngjarjen si vrasje dhe vetëvrasje. Një pistoletë u sekuestrua në vendngjarje.

“Në këtë fazë të hetimit, mendohet se Watson vrau gruan dhe dy fëmijët e tij përpara se të vriste veten me armë”, deklaroi policia amerikane.

Një fqinj i viktimave tha se “familja ishte e përsosur, amerikanë perfekt”.

“Kurrë nuk e mendoja që ai të bënte diçka të tillë. Fëmijët luanin gjithmonë këtu jashtë, ndërsa nëna e tyre ishte personi më i ëmbël që kemi takuar ndonjëherë”, tha fqinj i familjes.

“Nëse ai shkeΙ ‘arrestin shtëρiak’, përfundon në qeli”, avokati i njohur shρërthen në akυza të forta ndaj ish-krγeministrit

Avokati Edmond Petraj ka deklaruar se ish-kryeministri Sali Berisha gaboi, pasi nuk respektoi vendimin e gjykatës dhe si pasojë iu shtuan akuzat.

I ftuar në një emision televiziv, ai tha se Berisha mendoi se do ta kalonte lehtë, por nuk ndodhi kështu.

Sipas avokatit, në rast se Berisha shkel dhe masën e “arrestit shtëpiak”, do të përfundojë në burg dhe mosha nuk përbën problem.

“Mendoj që kjo situatë ka mbaruar dhe sado që të përpiqen ta kanalizojnë politikisht nuk ka më vlerë. Berisha është i akuzuar dhe tani i është shtuar dhe akuza për mosrespektim të vendimit të Gjykatës. Tashmë ai e kishte më të lehtë të shkonte në gjykatë dhe të pranonte masën e duhur. Në momentin që ai nuk e respektoi, gjithçka ndryshoi.

Në rastin në fjalë, nuk ka pse, pasi flitet për një Berishë që ka një figurë shumë të rëndësishme në politikë. Ai e mori me të qeshur, por nuk duhej kështu. Për mendimin tim, Berisha gaboi dhe them se do të gabojë prapë. Edhe te ajo dalja në ballkon gaboi.

Procedura ka një formë të tillë, nëse shkelet dhe nuk zbatohet vendimi i Gjykatës, ajo quhet përsëri vepër penale. Nëse ai e thyen këtë shkon në burg, sepse në burgjet shqiptare ka dhe 95-vjeç. Mosha nuk është pengesë”, u shpreh Petraj.

TURK NUK KA NË TURQI ΡOR NGA NA MBIN TURQIT NË SHQIΡËRI ?! FΑKTET FLASIN

Turqit e Prizrenit dhe turqit e Maqedonisë janë shqiptarë

Gjergj Bojaxhi, bashkëdrejtuesi i projektit “Rrënjët” ka folur në T7. Ky projekt lidhet me ADN-në e shqiptarëve. Ndër të tjerash, Bojaxhi ka thënë se periudha osmane nuk ka lënë gjurmë gjentike te shqiptarët.

Madje ai ka thënë se “turqit e Prizrenit janë shqiptarë”, të njëjtën e thotë edhe për turqit e Maqedonisë së Veriut. Më tutje, ai ka thënë se ka shqiptarë që janë turqizuar, por kjo nuk qëndron edhe gjenetikisht.

Në Kosovë, ata që e mbajnë vetën për turq janë thjesht linjave shqiptare të zonave të fshatrave. Edhe në Maqedoni ata që ia mbajnë vetës linja turke, janë linja shqiptare. 80% janë linja shqiptare, 20% janë sllavë të turqizuar. Ka edhe shqiptarë që kanë marrë identitet turk, por është thjesht ndryshim kulturor”, ka thënë ai.

albeu.com

Ήapi restorant ku njerëzit mund të ρaguanin sa të donin, Gjergj Leka: U zgjova dhe ρashë që ishte radha 1 km

Kantautori Gjergj Leka ka treguar për publikun një moment i veçantë, kur i shkoi në mendje të hapte një restorant, ku njerëzit mund të shkonin, të hanin dhe të paguanin sa të donin. Mirëpo, jo gjithçka shkoi siç duhet, pasi radha u bë shumë e gjatë.

Restoranti shërbeu për 48 ditë dhe më pas Gjergji e pa që nuk mund t’ia dilte dot më dhe thjesht u zhduk.

Aty ku jetoj tek Liqeni i Thatë, është një bahçe, dhe unë bëra disa furra, por nuk e kisha llogaritur sa shok kisha… Dola në një program, më ngacmoi spikerja dhe tha ‘aty tek ty vihet?’. ‘Po mor, të vijë kush të dojë”, i thashë… Të nesërmen në mëngjes një dorë që po më zgjonte nga gjumi tha: ‘dil pak poshtë, shiko çfarë bëhet’. Ishte një kilometër radha që prisnin të hynin te bahçja. Të betohem, sepse kjo është për t’u bërë film, kam ndenjur 48 ditë që vetëm prisja njerëz, gatuaja, u jepja për të ngrënë dhe iknin. Në një moment u zhduka në Itali dhe thashë me vete ‘te bahçja nuk shkoj më’”, tha ai.

Së shpejti nis BBV3, kush është ish-futbollisti që pritet të bëhen pjesë e garës

Pas ish-lojtarit të Kombëtares, Klodian Duro, zërat pranë produksionit, bëjnë me dije se një tjetër ish futbollist do të bëhet pjesë e ‘Big Brother Vip 3’.

Advertisements

Thuhet se është Gabriele Mezini. Gabriele ka luajtur si mesfushor në Kombëtaren U19 dhe me skuadrën e Korabit.

Ai gjithashtu është edhe i njohur për showbizin, pasi vite më parë ne media thuhej se kishte një marrëdhënie me Klea Hutën, pasi shiheshin në shoqërinë e njëri tjetrit.

Advertisements

Ndërkohë emra të tjerë që përflitet se do të jenë pjesë janë: Olsi Bylyku, Graciano Tagani, Alfio Rrotani, Cubi Metkaj, Endrik Beba, La Fazani, Fatjon Kuqari, Ksenja Shoshaj, Roza Lati, Sara Gjordeni, Albi Nako, Ekaterina dhe vjehrra, Rike Roci, Dj Sardi, Drin Zeqo.

E zυri gjυmi në timon dhe u αksidentua për υdekje, shqiρtari menαxher i një restoranti në Itali

Mëngjesin e 2 janarit në Itali u regjistrua një aksident tragjik ku humbi jetën një shqiptar.

Ky i fundit, i identifikuar si Erion Bali 38 vjeç, po shkonte në shtëpi kur humbi kontrollin e mjetit në rrethrrotullimin e San Felice, në via Mantova, duke përfunduar në hekurudhën mbrojtëse.

Erioni, i cili kishte një grua dhe ishte baba i tre fëmijëve, më i vogli prej të cilëve vetëm disa muajsh, kishte hapur një restorant me një tjetër person dhe ishte menaxher.

Ai kishte shkuar në restorant për të kryer disa detyra dhe teksa kthehej në shtëpi u aksidentua për vdekje.

Ai kishte jetuar në Kremones për më shumë se 20 vjet dhe ishte integruar në zonë, aty ku banorët e cilësojnë Erionin si një punëtor të madh dhe njeri të edukuar.

Nuk dihet ende shkaku i aksidentit, por një nga hipotezat e aksidentit është ajo e gjumit. Zjarrfikësve iu desh të ndërhynin për shumë orë në përpjekje për të nxjerrë nga makina 38-vjeçarin.