Basha iu ‘SHKRlN’ postet në parti, “ÇlFTl” Duma-Salianji bëjnë veprimin e PAPRlTUR

0
1331
CopyAMP code
CopyAMP code

Kreu i PD Lulzim Basha ka “shkrirë” postet e dy figurave të rëndësishme dhe aktive të së djathtës, Grida Duma dhe Ervin Salianji.

Respektivisht, Duma nuk është më sekretare e Marrëdhënieve me Publikun në PD dhe Ervin Salianji nuk është më sekretar i Aksionit Qytetar në këtë parti.

Të dy janë thjesht anëtarë kryesie në partinë e drejtuar nga lideri demokrat.

Ndërkaq zbulon detaje nga mbledhja e Këshillit Kombëtar ku Basha kërkoi votëbesimin për njerëzit e propozuar prej tij në poste drejtuese.

Duma dhe Salianji nuk ngritën asnjëherë dorën për të miratuar këto propozime, në shenjë rebeIimi ndaj kryetarit.

Mbetet për t’u parë se cili do të jetë qendrimi i Salianjit dhe Dumës në vazhdim ndërsa që mbrëmë zonja Duma lëshoi sinjale kritike ndaj kryedemokratit Basha.