Beqaj: 260 mijë Iekë daIin boll për të jetuar, FlKNl dritat që të kurseni

    0
    282

    Pa;ndemia Co vid-19 ka vështirësuar ndjeshëm jetesën në shumë familje shqiptare përgjatë këtyre ditëve. Po ashtu, u desh një p andemi e tillë për të nxjerrë në pah nivelin e vërtetë të varfërisë në Shqipëri.

    Qeveria premtoi se familjet në nevojë do të përfitojnë 260 mijë lekë të vjetra.
    Mirëpo, natyrshëm lind pyetja: A mund ta përballojnë jetesën këto familje me 260 mijë lekë të vjetra?

    Kjo ishte pyetja që moderatori i emisionit Top Talk, Denis Dyrnaja i drejtoi deputetit socialist dhe ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja.

    Por si iu përgjigj Beqja, i cili ka mbetur thellë në memorjen e shqiptarëve për tenderat e shumëfishtë e të dyshimtë me kosto miliona euro që ka lëshuar kur drejtonte ministrinë e Shëndetësisë, duke fryrë oligarkët me para?

    Sipas Beqjas, 260 mijë lekë të vjetra janë mjaftueshëm për një familje që të përballojë jetesën. Më tej ndërhyri edhe i ftuari tjetër në emision, Pano Soko, i cili u shpreh se 100 mijë lekë janë vetëm drita. Por këtu, ministri tha që faturat e energjisë elektrike mund të shkojnë aq, vetëm po t’i mbash ndezur dritat.

    Ai tha:
    Mund ta përballosh duke reduktuar jetesën. Sepse mund të ishe me zero lekë. Nuk janë 100 mijë lekë energji elektrike. Po të vazhdosh t’i mbash ndezur sigurisht që janë. Tani mos të bëjmë cicmice kot.
    Më tej, Beqaj, i cili kur ishte ministër përthithi miliona euro nga buxheti i shtetit, në kurriz të taksaguesve shqiptarë, këshilloi qytetarët që gjatë këtyre ditëve të kursejnë.