Brenda burgut më të tmerrshëm në botë, nga ku askush nuk del i gjallë

    0
    225

    Burgjet ruse janë të njohur si të vështirë, por është një prej tyre që është shumë më i vështirë se çdo burg tjetër në vend.
    I quajtur “Delfini i Zi”, ky burg i sigurisë së lartë pranë Kazakistanit është i mbushur me kriminelët më brutalë të vendit, përfshirë vrasësit serialë, kanibalët dhe terroristët, sipas një dokumentari nga National Geographic.

    Një toger i burgut tha për National Geographic se e vetmja mënyrë për të shpëtuar nga këtu është duke vdekur.

    Burgu e ka marrë emrin joformal nga statuja që ka para tij, e berë nga vetë të burgosurit.

    Qelitë mbajnë rreth 700 të burgosur, të cilët kanë vrarë rreth 3.500 njerëz. Kjo është një mesatare prej pesë vrasjesh për secilin prej të burgosurve.

    Ata janë të dënuar të gjithë me burgim të përjetshëm.

    Psh. Vladimir Nikolayev, burri në foton e mëposhtme, po kryen dënimin për kanibalizëm.

    Ai vrau një burrë pasi në gjendje të dehur, pastaj e tërhoqi në banjën e tij dhe e copëtoi atë. Hëngri disa pjesë nga trupi, pastaj i dha pjesën tjetër një shoku, gruaja e të cilit ia shërbeu familjes së tij duke menduar se ishte mish kanguri. Nikolayev është një nga vrasësit më famëkeq të Rusisë.

    Të burgosurit tek Delfini i Zi mbahen 24 orë nën mbikëqyrje nga kamerat. Qelitë janë të mbyllura nga tre dyer çeliku, ku dy të burgosyr ndajnë një qeli rreth 50 metra katrorë. Rojet e burgut bëjnë kontroll çdo 15 minuta.

    Kur i nxjerrin nga qelia kriminelët janë të detyruar të lëvizin duke mbajtur gjithë pjesën e sipërme të trupit poshtë. Gjithashtu sytë ju mbulohen sa herë që duhet të dalin jashtë, në mënyrë që të mos shohin se ç’ka përreth. Burgu nuk ka oborr, vetëm një vend për stërvitje, gjatë kohës së të cilës inspektohen qelitë për sende kontrabandë.

    Brenda “Delfinit të Zi” nuk ak kafeteri, të burgosurit i hanë ushqimet brenda qelisë së tyre. Ata ushqehen vetëm me bukë dhe supë.

    Deri tani asnjë i burgosur nuk ka arritur kurrë të arratiset nga ky burg, por të gjithë kanë dalë nga aty vetëm të vdekur.