E rr.ëmbyen kur ishte 8-vjeç, ky është momenti prekës kur takon të ëmën pas 21 vitesh

0
163

Një burrë në Kinë është bashkua me familjen e tij 21 vite pasi ishte rrë.mbyer nga tra.fikantët e qenieve njerëzore.

Xu Wenbin u gënjye nga disa ëmbëlsira dhe u rr.ëmbye nga tra.fikantët kur ishte 8-vjeç dhe po kthehej nga shkolla për në shtëpi.

Burri që e rrë.mbeu i ofroi ëmbëlsirë në rrugë për ta j.oshur dhe e shiti në një familje tjetër në Kinën veriore.

Sipas raportimeve, familja e re ia ndryshoi emrin nga Xu Wenbin në Zhang Hao.

Tashmë në media po qarkullon videoja prekëse kur Zhang Hao takon nënën e tij pas 21 vitesh. Që prej vitit 1998 kur ai kishte hu.mbur ajo nuk kishte ndalur së e kërkuari.

Identiteti i familjes tjetër ku u shit Zhang nuk është zbuluar. Takimi i tij me familjarët u bë të enjten e kaluar. Prindërit e njohën menjëherë edhe pse kishin vite pa e parë.