Është arrestuar Klemend Balili?! Mister vendndodhja, paralajmërimi i Donald Lu i ngjashëm me atë për Arbër Kuliçin. Meta, Monika, Manjani, Panariti në alarm

    0
    224

    Ambasadori amerikan në Tiranë paralajmëroi disa ditë më parë arrestimin e Arbër Kuliçit-Çekajt, pronarit të kontenierëve në të cilën u kapen 613 kilogramë heroinë në portin e Durrësit.

    Dhe vetëm dy ditë më pas u bë dhe deklarimi zyrtar i arrestimit të tij në Duseldorf të Gjermanisë.

    Madje u deklarua më pas nga organet ligjzbatuese shqiptare se në Gjermani kishte shkuar dhe oficeri i krimeve të rënda shqiptare që ka identifikuar personin, pasi Arbër Kuliçi lëvizte me dokumente me mbiemrin e bashkëshortes, Jansen.

    Pra ambasadori amerikan kishte dijeni se ishte arrestuar, pavarësisht se deklarimi u bë tre ditë më vonë dhe ky është një lajm i mirë për shqiptarët. Të cilët besojnë vetëm tek Donald Lu dhe organet ligjzbatuese amerikane për kapjen e dënimin e njerëzve të krimit, trafiqeve të drogës dhe abuzuesve me pushtetin.

    Po kështu ambasadori amerikan deklaroi dhe për arrestimin e supertrafikantit të drogës njëherësh të cilësuar dhe si “Eskobari i Ballkanit”, ish zyrtarin dhe sponsorin e LSI, Klemend Balili.

    Por dhe nga organet ligjzbatuese shqiptare shprehet garanci për arrestimin e tij, ndërsa zëra jozyrtarë nënvizojnë faktin se Klemend Balili është arrestuar, pavarësisht se ende nuk është bërë deklarimi i arrestit të tij.

    Ndoshta, sipas këtyre burimeve, po jep informacionet e tij konfidenciale dhe në prani të ekspertëve të huaj të instaluar në Shqipëri. Pasi dhe kërkimi ndërkombëtar është bërë pas kërkesës së DEA-as amerikane dhe palës greke.

    Ku me gjithë vonesat në përkthim të ish ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani, që i dha kohën e mjaftueshme Balilit të largohet dhe t’i shpëtojë policisë së shtetit, thuhet se ai nuk ka lëvizur asnjëherë nga Shqipëria.

    Klemend Balilin e ka mbuluar misteri dhe pritet që së shpejti të zbardhet dhe vendndodhja e tij, dhe nëse është arrestuar, është penduar dhe se çfarë ka kërkuar si kompensim për pendesën.

    Mësohet se ka një tronditje në Presidencë dhe në kupolën e LSI, të cilët janë të zhytur në abuzim, shkelje të ligjit dhe krim që nga Meta, Monika e deri tek Ylli Manjani e Edmond Panariti.

    Gjithnjë nëse Klemend Balili është arrestuar sikur thonë burimet jo zyrtare dhe është penduar duke marrë dhe statusin e të penduarit të drejtësisë. Kjo do ishte fatale për kupolën e LSI./Pamfleti.com