Fshehu vilën 1.1 milion euro?! Lindita Nikolla me mesatare 5, por me pasuri marramendëse

    0
    179

    Qeveritarët që kërc.asin dhëmbët për varfërinë e qytetarëve janë njëri më i pasur se tjetri.

    Si ministrat aktualë, por edhe ata që nuk janë më në Qeveri, rezultojnë të “mb.ytur” në luks, ndërkohë që nga ana tjetër “vajtojnë” varfërinë ku janë zhytur qytetarët.

    Një ndër ish-ministrat që nuk bën dot pa luksin është edhe Lindita Nikolla.

    Kjo e fundit, ka drejtuar Ministrinë e Arsimit nga viti 2013 deri në Dhjetor të vitit 2018, ku kryeministri Edi Rama e shkarkoi, me pretekstin e protestave të studentëve.

    Gjatë kohës që ishte në Qeveri, Nikolla ishte dhe ministrja më e kritikuar.

    Nikolla, rezulton prodhim i universiteteve private. Të paktën kështu ka deklaruar ajo në CV e saj, edhe pse nuk ka guxuar të shënojë të plotë emrin e Universitetit privat ku ka mbaruar masterin.

    Në rast se shohim CV-në e saj dorëzuar pranë KQZ-së Nikolla as që e përmend emrin e Universitetit privat ku ka mbaruar studimet master, duke lënë vetëm inicialet ‘AU’.

    Nikolla do të mbahet mend edhe si ministrja që ka mbaruar studimet me mesatare 5.9, ndërsa mesataren e përgjithshme e ka pasur 6.8.

    CNA. al do të ndalet tek pasuria e ish-ministres, duke qenë se jo pak është lakuar edhe për luksin ku jeton.

    Në një denoncim të publikuar më herët nga ish-kryeministri Sali Berisha thuhej se Nikolla jeton në një vilë luksoze, e cila kushton rreth 1.1 milion euro dhe që ndodhet në bllokun e vilave luksoze ne Lundër.

    Por gjatë një vëzhgimi të bërëe në deklaratat e pasurisë së Nikollës, sipas të dhënave të Open Spending Albania, nuk rezulton një pasuri e tillë.

    Në vtin 2012, ajo ka deklaruar pagën dhe shpërblime si Kryetare e Njësisë Bashkiake Nr.1 në vlerën 736 000 lekë, honorar si bashkautore tekstesh 130 000 lekë si dhe shtatë burime të ardhurash nga bashkëshorti.

    Në vitin 2013 ajo ka deklaruar pagën dhe shpërblime si Kryetare Njësie 368 000 lekë, pagën dhe shpërblime si Ministre 558 560 lekë, honorar si bashkautore tekstesh në masën 63 000 lekë si dhe shtatë paget e bashkëshortit, në Universitete shtetrore dhe private.

    Ndërsa në vitin 2014, ajo ka deklaruar, të ardhura nga paga si ministre, 1 606 640 lekë, të ardhura nga paga si kryetare bordi, 36 000 lekë si dhe të ardhurat nga bashkëshorti.

    Sipas deklarimit të pasurisë për vitin 2015, Nikolla ka 2,101,281 lekë të ardhura nga paga dhe shpërblimet si ministre ndërsa të ardhurat si këshillëtare/anëtare bordesh janë 60,000 lekë. Ndërsa, bashkëshorti i ministres, Ligor Nikolla, ka pagë mujore prej 131,580 lekë si dekan i Universitetit Politeknik të Tiranës. Si pedagog në Universitetin e Strugës ka pagesë mujore neto prej 738 euro ndërsa si anëtar i senatit të UPT dhe Kryetar i Këshillit të Fakultetit të Inxhinierisë Matematike, 103,000 lekë. Pagesa për orë suplementare e bashkëshortit të ministres është 116,000 lekë.

    Në vitin 2916 ajo ka të ardhura neto nga paga si Ministër i Arsimit dhe Sportit, 1 559 561 lekë, të ardhura neto nga honorare, 90 000 lekë, tre paga nga bashkëhorti si dhe të ardhura nga vajza, Znj. Livia Nikolla të si Specialiste në Departamentin e Stabilitetit Financiar në Bankën e Shqipërisë,paga mujore 73 838

    Edhe në vitin 2017, pothuajse ka të njëjtat të ardhura, por vila në Lundër nuk deklarohet gjëkundi.

    Deklarata e pasurisë në vite

    Viti 2012

    Paga dhe shpërblime si Kryetare e Njësisë Bashkiake Nr.1 në vlerën 736 000 lekë.

    Honorar si bashkautore tekstesh 130 000 lekë.

    Bashkëshorti zoti Ligor Nikolla paga Universitetin Politeknik 1 128 000 lekë.

    Bashkëshorti zoti Ligor Nikolla pagesë si pedagog i jashtëm në Universitetin Kristal 135 000 lekë.

    Bashkëshorti zoti Ligor Nikolla pagesë si pedagog i jashtëm në Albanian University 321 000 lekë.

    Bashkëshorti zoti Ligor Nikolla pagesë si pedagog i jashtëm në Fakultetin e Shkencave të Natyrës 126 000 lekë.

    Bashkëshorti zoti Ligor Nikolla honorar si anëtar i Këshillit të Fakultetit 67 000 lekë.

    Bashkëshorti zoti Ligor Nikolla pagesë ore suplementare 118 000 lekë.

    Bashkëshorti zoti Ligor Nikolla detyrim të pashlyer në vlerën 1 225 993 lekë për një kredi në bankë të nivelit të dytë më afat shlyerje 10 vjet e interes 10% në vit.

    Dhënë hua pa interes në vlerën -1 000 000 lekë.

    Bashkëshorti detyrime të paguara në vlerën -475 200 lekë për kredi në bankë të nivelit të dytë.

    Viti 2013

    Paga dhe shpërblime si Kryetare Njësie 368 000 lekë.

    Paga dhe shpërblime si Ministre 558 560 lekë.

    Honorar si bashkautore tekstesh në masën 63 000 lekë.

    Bashkëshorti zoti Ligor Nikolla paga në Universitetin Politeknik 1 128 000 lekë.

    Bashkëshorti zoti Ligor Nikolla pagesë si pedagog i jashtëm në Albanian University 320 000 lekë.

    Bashkëshorti zoti Ligor Nikolla pagesë si pedagog i jashtëm në Fakultetin e Shkencave të Natyrës 118 000 lekë.

    Bashkëshorti zoti Ligor Nikolla pagesë si profesor i ftuar në Maqedoni 3 520 euro.

    Bashkëshorti zoti Ligor Nikolla pagesë për leksione në Doktoraturë 243 000 lekë.

    Bashkëshorti zoti Ligor Nikolla pagesë orë suplementare 51 000 lekë.

    Bashkëshorti zoti Ligor Nikolla honorar si anëtar i Këshillit të Fakultetit 67 000 lekë.

    Kthim i huasë pa interes në masën 1 000 000 lekë.

    Bashkëshorti zoti Ligor Nikolla detyrim të pashlyer në vlerën 930 483 lekë për një kredi në bankë të nivelit të dytë më afat shlyerje 10 vjet e interes 10% në vit.

    Bashkëshorti zoti Ligor Nikolla detyrim të pashlyer në vlerën 6 000 euro për një hua pa interes marrë zotit Rasim Hidri.

    Bashkëshorti detyrime të paguara në vlerën -475 000 lekë për kredi në bankë të nivelit të dytë.

    Viti 2014

    Të ardhura nga paga si ministre, 1 606 640 lekë.

    Të ardhura nga paga si kryetare bordi, 36 000 lekë.

    Bashkëshorti, të ardhura nga paga mujore neto si dekan i Fakulteti i Inxhinjerisë Matematike dhe Fizike, UPT, 102 337 lekë.

    Bashkëshorti, të ardhura nga paga mujore bruto si profesor i ftuar në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës, Maqedoni, 800 euro.

    Bashkëshorti, të ardhura nga paga si pedagog i jashtëm i Albanian University, 180 000 lekë.

    Bashkëshorti, të ardhura nga pagesa për leksione në Doktoraturë, në FIMIF dhe FN, në Universitetin Politeknik të Tiranës, për leksione në Doktoraturë në Universitetin e Vlorës, për leksione si pedagog i ftuar në Universitetin e Elbasanit, orë shtesë, honorare nga UPT dhe Albanian University, 1 347 235 lekë.

    Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 493 000 lekë.

    Bashkëshorti, të ardhura nga bursa e akorduar nga Ecole Des Hauntes Etudes, Nice, Francë për studimet e vajzës, Livia Nikolla për periudhën 02.09.2014-31.05.2015, 24 000 euro.

    Bashkëshorti, kredi në një bankë të nivelit të dytë, vlera e detyrimit financiar të pashlyer – 1 037 123 lekë, afati 10 vjet, interesi 10 %.

    Vit 2015

    Të ardhura neto nga Paga 2 101 281(dy milion e njëqind e një mijë e dyqind e tetëdhjetë e një) lekë.

    Të ardhura anëtarësi në borde 60 000 lekë.

    Zoti Ligor Nikolla pagë mujore prej 131 580 lekë si dekan UPT.

    Zoti Nikolla pagesë mujore neto nga Universiteti i Strugës 738 euro.

    Zoti Ligor Nikolla honorare si anëtar i senatit të UPT dhe kryetar i Këshillit të Fakultetit të Inxhinierisë Matematike 103 000 lekë.

    Pagesa për orë suplementare 116 000 lekë.

    Shlyer gjatë vitit 2015 vlera 397 481 lekë për një kredi të marrë për 10 vite në 2007 dhe këst mujor 32 800 lekë, në dhjetor 2015 mbetur pa paguar vlera prej 639 642 lekë.

    Viti 2016

    Të ardhura neto nga paga si Ministër i Arsimit dhe Sportit, 1 559 561 lekë.

    Të ardhura neto nga honorare, 90 000 lekë.

    Bashkëshorti, Z. Ligor Nikolla të ardhura nga paga neto si Dekan, 1 224 744 lekë.

    Bashkëshorti, të ardhura nga mësimdhënia në Universitetin e Strugës, 4 428 euro.

    Bashkëshorti, honorare si anëtar i senatit të UPT dhe kryetar i Këshillit të Fakultetit të Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike, 436 105 lekë.

    Vajza, Znj. Livia Nikolla të ardhura nga paga neto si Specialiste në Departamentin e Stabilitetit Financiar në Bankën e Shqipërisë,paga mujore 73 838 (nuk specifikohen muajt e punes,vjetore 886 056 lekë).

    Vajza, të ardhura nga shpërblime, 147 676 lekë.

    Viti 2017

    Të ardhura vjetore nga paga si Ministre e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, 1 015 567 Lek.

    Të ardhura nga pagesë kalimtare gjatë periudhës 23.05.2017-10.09.2017 pas largimit nga funksioni, 524 280 Lek.

    Të ardhura vjetore nga dietat, 22 550 Lek.

    Bashkëshorti, të ardhura vjetore neto me vlerë 1 308 000 (paga mujore prej 109 000 Lek) Lek nga pozicioni Dekan i Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike dhe Inxhinierisë Fizike dhe nga Universiteti Politeknik i Tiranës pranë Raiffeisen Bank.

    Bashkëshorti, të ardhura me vlerë 215 825 Lek si anëtar i Universitetit Politeknik të Tiranës, nga udhëheqje doktoraturash, oponencë mbrojtje doktorature dhe orë suplementare gjatë periudhës 23.05.2017-31.12.2017.

    Vajza, të ardhura vjetore neto me vlerë 1 023 768 Lek (paga mujore prej 85 314 Lek) nga paga si specialiste në Departamentin e Stabilitetit Financiar në Bankën e Shqipërisë, në llogarinë pranë BKT./CNA.al