Habit Francen me pasurinë e cmendur, njihuni me modelin nga Lezha që u martua me miliarderen kineze (Foto)

    0
    636

    Blerja e çmendur e modelit nga Lezha në Kanë, pasanikut më të ri nga Shqipëria që shpenzoi 1.6 milionë Euro për një fustan, ka çuditur opinion publik të Kanës. Modeli shqiptar, Roland Lekaj, i cili prej vitesh jeton në Kinë i la me gojë hapur të famshmit në galanë “amfAR” të Kanës, të enjten mbrëma, jo vetëm me prezencën e tij, por edhe me shifrën marramendëse që artikuloi në ankandin e bamirësisë.
    Ka qenë prezantuesja, modelja dhe aktorja ruse Victoria Bonya, e cila shpërndau videot nga momenti kulminant i mbrëmjes, ku kryepersonazhi i eventit u bë pikërisht Lekaj, i sapodeklaruar pasaniku më i ri nga Shqipëria, por që jeton si biznesmen në Kinë që pas martesës me një biznesmene shumë të fuqishme miliardere nga Kina, me të cilën ka dhe një djalë. Lajmin për shqiptarët e dha një nga shqiptarët më me akses në eventet ndërkombëtare, i njohur si lojtari më simpatik i “Big Brother”, Algen Nikolla. “Lezha rock it. 1.6 milionë Euro a dress…

    “Rekord i Roland Lekajt mbrëmë në amfar”, shkruante ai poshtë videos në fjalë, duke treguar kështu shumën që shqiptari në moshë të re shpenzoi për të blerë një fustan, që është pikërisht 1.6 milionë Euro, para që do të shkojnë për bamirësi. Mes shumë të pasurve të pranishëm në mbrëmjen ku vetëm bileta e hyrjes kushton 13 mijë Euro, Roland Lekaj i bëri të gjithë ta shikonin me adhurim. Po kush është modeli nga Lezha, i cili njihet si miku i afërm i pasanikes Paris Hilton? Në një nga intervistat e tij, ai ka treguar se si arriti që nga një model nga Lezha, të arrinte të pasurohej në sajë të biznesit të tij në Pekin, ndërkohë që u martua me një nga gratë e pushtetshme të Pekinit, e njohur edhe si showgirl.

    Vetë Rolando u bë i njohur pak vite më parë për pjesëmarrjen në evente të ndryshme bukurie e sfilata mode. Në Pekin po bën karrierë si model, aktor dhe biznesmen i një marke kremrash antimoshë. Puna si model për marka ndërkombëtare i ka dhënë mundësinë të marrë pjesë në evente të ndryshme botërore, siç ishte Festivali i Filmit në Kanë, ku përveç vajzave të tjera të njohura ai krijoi miqësi me trashëgimtaren e “Hilton Hotels”, Paris Hilton, fotot e të cilëve i publikoi edhe “Daily Mail”. Rolandi, i cili tani vazhdon të angazhohet si aktor e model në Kinë, ka realizuar sete fotografike për markat “Hugo Boss” dhe “Hermes” në Kinë, ndërkohë që ka promovuar dhe biznesin e tij.

    Në lidhje me jetën e re në Kinë, ai ka treguar:

    Kam disa vite në Kinë dhe vendosa të jetoj këtu pasi është jeta e biznesit të gjithë botës. Punoj si menaxher dhe njëkohësisht model e aktor. Sa për pasurinë nuk më pëlqen të flas me shifra. Por, falë Zotit, janë të mjaftueshme për një jetë perfekte, për mua personalisht dhe familjen time!”
    Në Shqipëri e nisi karrierën si model, eksperiencat e para i ka pasur që në vitet 2007- 2008. Në fillimet e tij ka konkurruar në “Miss & Mister Lezha”, e më pas me evente të ndryshme mode në Tiranë.

    Gjatë kësaj periudhe ai ka lançuar një sërë produktesh, marka të njohura në botë. Në vitin 2010, Rolandi ishte ftuar të merrte pjesë në eventin më të madh të modës në Shqipëri dhe më pas lidhi kontrata me firma të njohura. Kjo i shërbeu për karrierën jashtë vendit, ku pozoi për disa revista mode në vendet aziatike, si: GQ, Leon TRENDSHEALF, Menhealth, Pazari Harper, etj.. Paralelisht me modën në Pekin, ai është angazhuar edhe si aktor në një film në Kinë.

    JETA E RE NË KINË E MODELIT NGA LEZHA, SI U BË BURRI I PASANIKES

    Është me origjinë nga Lezha, mik i ngushtë me pasaniken Paris Hilton dhe i dashuruar me një showgirl dhe biznesmene pasanike nga Kina, me të cilën tashmë ka krijuar familjen e re. Roland Lekaj është baba i një djali dhe për këtë arsye organizoi një festë të madhe vitin e kaluar në Mingshui të Kinës, aty ku është vendosur disa vite para se të martohej. “Është një ditë speciale sot për mua dhe familjen time. Merry Christmas Day!”, shkruante ai poshtë fotove dhe videos, ku shfaqej me bashkëshorten kineze, e cila mbante në duar djalin e tyre të porsalindur.

    Rolandi, në Shqipëri, u bë i njohur disa vite më parë si pjesëmarrës në konkurse bukurie për meshkuj dhe sfilata të modës së lartë. Sot rezidenca e tij kryesore është Pekini, ku po shijon famën si model, aktor dhe biznesmen i një marke produktesh kozmetike.

    I pyetur për gruan e jetës ai përgjigjet:

    Kemi një lidhje perfekte. Ajo është një ndër personat më të veçantë që kam njohur deri tani në jetën time. Më pëlqen zemra që ka. Ajo është mjeke, aktore dhe businesswoman e suksesshme”.
    Vetë Rolandi eksperiencat me modën në Shqipëri i provoi në vitet 2007- 2008, kur konkuroi në “Miss & Mister Lezha” e më pas me evente të ndryshme mode në Tiranë