Humbi 3 fëmijët dhe burrin në aksident: Evis Preka përlot me fjalët në ditëlindjen e së bijës

    0
    207

    Rreth një muaj më parë, mbarë Shqipëria do të tronditej nga një aksident tragjik automobilistik, ku humbën jetën Edmond Preka 43 vjeç dhe tre fëmijët e tij të mitur, Noemi 10-vjeçe, Ajseli 5-vjeçe dhe Rajani 8-muajsh.

    E mbijetuara e vetme e aksidentit të tmerrshëm është Evis Preka, nëna e tre fëmijëve e cila mundi t’i bëjë ballë plagëve të rënda, për të mësuar një javë më pas gjëmën që kishte ndodhur.

    Ditën e sotme, në ditëlindjen e vajzës Ajsel, Evis Preka ka bërë dhe reagimin e saj të parë në Facebook, duke komentuar në një postim të kunatës së saj e cila uron mbesën e ndjerë.

    “Engjëlli i mamit, Ajseli i shpirtit tim!”-ka shkruar Evis Preka për të bijën, ndërkohë që komentit të saj i përgjigjet një person tjetër që e ngushëllon për humbjen e rëndë.