I ka këmbët, por ky i ri pëlqen të ecë me duar

    0
    185
    CopyAMP code
    CopyAMP code

    Duket e pabesueshme, por ndodh në Etiopi. Një 32-vjeçar i quajtur Dirar Abohoy ecën me duar, edhe pse i ka këmbët.

    32-vjeçari, i cili jeton në Tigray, në veri të Etiopisë tregon se i pëlqen shumë të ecë me duar. Mirëpo, ka shumë nga ata që janë kundër kësaj zgjedhje të tij.

    Ai tregon se ka ecur që i vogël kështu dhe prej vitesh tashmë praktikon këtë formë të çuditshme.

    “Kur unë performoj njerëzit nuk besojnë se ajo që bëj është e vërtetë. Ata mendojnë se është truk. Shikoja filma dhe mendoja se ishin të vërteta. Nuk e dija që ishte montazh”, shprehet Dirar.

    Ndërkohë ai, teksa ecën me duar mund të tërheqë një tricikël, mund të ngrejë hopa një njeri apo shtanga, të zbresë malit apo shkallët.

    Tani praktikohet çdo ditë tre orë në mëngjes dhe në mbrëmje Për Dirar të ecësh me duar është aq e lehtë sa të ecësh me këmbë. “Nuk do të ndaloj kurrë. Dua të vendos rekord Guinnes” thotë ai./b.l/noa.al/