Kryemadhi tm.erron Ramën: Sot dita jote e fundit, Lulzim Basha kryeministër!

    0
    145

    Monika Kryemadhi ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve të marrin pjesë në protestë që do të organizohet nga opozita ditën e sotme.

    Ajo ka listuar edhe arsyet se përse një qytetarë duhet të vij në protestë e për të rrëzuar kryeministrin Rama.

    “Në fakt ilegjitimiteti i Parlamentit tashmë për ne është bërë mëse normal, sepse këtu paradokset janë kthyer në normale. Por dua të them diçka, që nëse deputetët që hyjnë në Parlament me subvencion nga Partia Socialiste, duke eli.minuar subvencionin për bujqësinë dhe për fermerët shqiptarë, duke kaluar paratë e fermerëve për të ulur TVSH-në e qumështit, për të ulur TVSH-në për prodhimet e tyre bujqësore dhe për t’i krijuar mundësi për infrastrukturë dhe donacion fermerëve, por donacionet e tyre kalojnë si donacione për deputetët e blerë.

    Për këtë Zoti e ruajttë Edi Ramën dhe ata që bashkëpunojnë me Edi Ramën. Por nga ana tjetër unë do të thoja që nëse këta deputetë do të kthenin 400 mijë shqiptarët që kanë ikur nga kushtet e vështira dhe mungesën e kafshatës së bukës, nëse këta deputetë kanë hyrë në mënyrë kontrabandë në Parlament do të krijojnë mundësinë që të rrisin rrogat, të ulin çmimin e energjisë elektrike, të ulin taksat e shqiptarëve, kjo do të ishte një gjë shumë e mirë”, tha Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.