Kush janë 10 deputetet e PS dhe PD që po vjedhin shqiptaret me lojerat e fatit

    0
    175

    Denoncimi u bë sot drejtpërdrejt nga ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri në konferencën për shtyp ku dorëzoi mandatin e tij si deputet për t’i hapur rrugë hetimit.

    Duke sjellë në vëmendje ligjin e lojërave të fatit, Tahiri zbuloi se 10 deputetë pa dallim partie (duke përfshirë kështu edhe deputetët e PS) u bënë bashkë në korridoret e errëta të politiës, siç i cilësoi ai, për të mbajtur peng sirtareve ligjin e lojërve të fatit.

    “Për t’iu dhënë vetëm një shembull tjetër: Edhe kur mbyllëm lojrat e fatit, prap u akuzova unë, Kryeministri dhe gjithë qeveria. 150 milion euro fitim në vit nga lojrat e paligjshme të fatit per vite e vite me rradhë duke rrjepur familjet shqiptare, që për llogari është shumë më shumë sesa i gjithë kultivimi i hashashit, e prap kur i mbyllëm, po ne u akuzuam. Unë e qeveria ku unë shërbeva.

    Por ndërkohë që në parlament është bërë sherr në skenë për 4 vjet, poshtë në korridoret e errëta të parlamentit u bënë bashkë 10 vetë pa dallim partie që gjetën konsensus për të mbajtur peng sirtareve për afro 4 vjet ligjin e lojrave të fatit.

    Por përsëri u akuzova unë ndërsa këta të tjerët sot rrijnë si ëngjëj, e unë i mbaj edhe në kurriz duke më bërë moral, sepse këta dashnorët e popullit, me mediat e blera arritën ti thonin popullit se edhe për lojrat e fatit që unë i mbylla, prap fajin e kisha unë.

    E unë prap i mbaj në kurriz duke më bërë moral”, tha Tahiri në fjalën e tij por pa zbuluar emrat e deputetëve të përfshirë në këtë skandal.