Ky polic i’a kalon Michael Jackson me vallëzim, video që po bën gjiron e botës (Video)

0
130

Një oficer policie në Londër tani po konsiderohet si polici më i mirë në vallëzim në botë, pasi një video e postuar ku ai është duke vallëzuar, ka bërë gjiron e botës për pak orë.

PC Dan Graham, ka fituar mijëra admirues pasi kjo video u shpërnda më shumë se 220,000 herë brenda 4 orësh, përcjell lajmi.net

Reagimet e njerëzve nepër rrjete sociale ishin të shumta dhe të ndryshme.

Joanne Crocker ka thënë: “Britain’s Got Talent, duhet të merret seriozisht me këtë njeri”.

“Ndonjë shancë që të Graham të na mësojë si të kërcejmë djema? Ai ka lëvizje shumë serioze”, ka shkruar Martin Bullock.

Ky vallëzim ishte në kuadër të “Running Man Challenge” të organizuar nga oficerët dhe numri i shpërndarjeve tregon se sa shumë njerëzve u ka pëlqyer dhe sa shumë e kanë admiruar oficerin Dan Graham.
Më poshtë shihni pamjet në Video: