Lindin ‘binjaket mrekulli’ në javën e pestë të shtatzënisë! Peshonin më pak se 500 gramë dhe ishin sa pëllëmba e dorës

    0
    92

    Keeley James dhe Kambry Lee janë dy bebet e lindura në javën e 22 të shtatëzanisë, të cilat janë cilësuar si foshnjet më të voglat prematurë që kanë mbijetuar e gëzojnë shëndet të plotë. Dy vajza binjake që erdhën në jetë vetëm në muajin e pestë të shtatzënisë dhe ishin të gjata sa një kartëmonedhë, por bëjnë histori. Motrat Keeley James dhe Kambry Lee Ewoldt do të lindin në mars të këtij viti, por dita kur erdhën në këtë jetë ishte 24 nëntori i vitit të shkuar.

    “Nuk kisha dëgjuar kurrë se foshnjat mund të lindnin kaq herët,” tha babai i vajzave Wesley Ewoldt, sipas People. “Doktorët na i kishin prerë shpresat dhe mundësia që vogëlushet tona të mbijetonin ishte thuajse zero”

    Njëra nga foshnjet peshonte 1 kilogramë e tjetra 370 gramë, pak më shumë se një kanoçe me pije të gazuar.

    Nëna e re Jade Ewoldt do të ishte në javën e 16-të të shtatzënisë, kur mësoi se vajzat u diagnostikuan me sindromin “binjak të transfuzionit”, një gjendje e rrallë në të cilën binjakët identikë ndajnë një placentë.

    Shumë foshnje nuk ia dalin mbanë nën këtë gjendje shëndetësore, por foshnjet iu nënshtruan një operacioni brenda në m*tër për të rritur shanset e jetës.

    Katër javë pas operacionit, Jade solli në jetë dy binjaket e saj. Asokohe ajo kujton se vetëm shpresonte që vogëlushet e saj mos të lindnin në shtëpi dhe mjekët të mundnin t’i shpëtonin. Tani vajzat peshojnë gati 2 kilogramë e gëzojnë shëndet të plotë. Mjekët i kanë cilësuar si bebet mrekulli dhe kjo histori po bëhet virale në rrjet. Ia vlen ta shpërndash!