“Mami është Jezu Krishti ?”/ I riu filmon figurën e çuditshme duke u ‘valëvitur’ në qiell

    0
    161

    Jo rrallë herë mund të shohim video apo foto të çuditshme të filmuar nga qytetarë të thjeshtë që i ngjajnë Jezu Krishtit.

    E radhës vjen nga Burbank, Kaliforni ku një i ri ka filmuar një figurë aspak të zakontë që dukej sikur ‘ecte’ nëpër ajër.

    Për çudi figura në fakt kishte siluetën e një njeriu.

    Pablo Morales ishte jashtë shtëpisë së tij në momentin që pikasi figurën e pazakontë në qiell. Videoja është filmuar një mbrëmje maji.

    Ai nxori menjëherë celularin dhe nisi të filmonte siluetën derisa në një moment ajo u zhduk fare.

    Në videon e shpërndarë në rrjet, djali dëgjohet duke thënë:

    Është Jezu Krishti? Ma’ shikoje pak atë, është Jezu Krishti..”
    Sipas raportimeve, videoja është filmuar pranë një aeroporti, që do të thotë se asnjë dron ose objekte fluturuese të tjera nuk lejohen të fluturojnë në atë hapësirë ajrore.