”Nuk jemi budaIIenj, as të pashkollë” Monika prek në sedër shqiptarët

    0
    124

    Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, gjatë protestës së opozitës ka folur në lidhje situatën aktuale të politikës në vend.

    Në një prononcim për mediat, Kryemadhi tha se protestat do të vazhdojnë deri me rrëzimin e Ramës.

    Më tej shton se ata nuk janë të pashkollë dhe se shqiptarët mund ta marrin veten në dorë.

    “Protestat nuk do të ndalojnë, deri sa në Shqipëri të vendoset përgjithmonë një sistem të vlerave, jo një sistem të antivlerave që ka vendosur Rama.

    Edi Rama është regjisori, skenaristi dhe aktori kryesor i gjithë procesit të zgjedhjeve të 2017. Këtë nuk e kemi vërtetuar ne, por Prokuroria. Nëse nuk do të ndalohet ky proces, i cili shk.atërron të gjithë procesin zgjedhor. Pas 30 viteve jemi prapë në tranzicion. Hipokrisi me shqiptarët. Ne nuk jemi budaIIenj, nuk jemi as të pashkollë. Shqiptarët janë të zotët të marrin veten në dorë”,- u shpreh Kryemadhi.