Mësυesit çamë, ata që ngritën shkoΙΙën shqipe dhe i dhanë gjυhës një dimension tjetër

Ashtu si kudo në vendin tonë edhe në krahinën e Çamërisë u bënë përpjekje të shumta për përhapjen e mësimit shqip dhe për çeljen e shkollave në gjuhën amtare.

Kështu, në vitet e fundit të shekullit të 19-të, atdhetari Rexhep Demi bashkërendoi punën me Sabri Prevezën (1862-1929), me synimin kryesor përhapjen e shkrimit të gjuhës shqipe në të gjithë Çamërinë.

Kështu, u dendësua edhe puna për shpërndarjen e librave dhe të gazetave shqipe, si në Çamëri dhe në Shqipërinë e Jugut. Vetëm në Prevezë, Sabriu u kishte mësuar shkrimin e leximin shqip disa bashkatdhetarëve. Më 1899, ai i shkruante shoqërisë “Dituria” të Bukureshtit, me të cilën mbante lidhje të vazhdueshme:

“Duhet të zgjojmë ata mëmdhetarë, që gjenden në gjumë e të mos i trembemi Fizanit dhe Bosforit, se posa u trembëm këtyre…s’ fitojmë gjëkafshë, andaj duhet të kemi guxim e shpejtim në shërbesë të mëmëdhesë, sa që të fitojmë qëllimin.

Këtu në Prevezë, tashti…zunë të mësojnë shqipen, pa na duhen abetare të mëdha dhe të vogla. Se, sa herë që i flasim ndonjë shqiptari për nevojën e shqipes, na kërkon abetare. E, kur s’ kemi t’i apim, helmohemi”.

Sabri Preveza, si shumë atdhetarë të tjerë të penës e të pushkës, u përfshi nga vala e kryengritjeve të mëdha antiosmane të viteve 1910-1912, që çuan në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, më 28 Nëntor 1912. (Më 1925, i ndjekur nga shovinistët grekë, ai u vendos në Sarandë, ku dhe vdiq).

Po tërë kjo veprimtari atdhetare e arsimore tërhoqi vëmendjen e qarqeve shoviniste dhe iu kundërvunë përhapësve të shqipes. Ashtu si në krahinat e tjera të Shqipërisë, ata u vërsulën me ashpërsi edhe ndaj atdhetarëve në Çamëri. Më në fund, në vitin 1900 e arrestuan Rexhp Demin, në Filat dhe e dërguan në Janinë, qendra e vilajetit.

I kontrolluan shtëpinë, sidomos për të gjetur libra shqipe, gjë që për shovinistët përbënte faj të rëndë. Librat e gazetat shqipe, që iu gjetën, ia morën të gjitha. Për “krimin”, që kishte bërë, ky atdhetar u mbajt dy vjet në burgjet e mykura të Janinës.

Por edhe aty ai nuk u tërhoq nga puna e tij e frytshme për mësimin e shqipes. Në bashkëpunim me nxënësin e tij, Qamil Çami, themeluan një shoqëri të fshehtë, në të cilën bënin pjesë me dhjetëra nxënës. Ajo mori emrin simbolik “Vëllazëria”.

Ndër synimet kryesore të anëtarëve të kësaj Shoqërie, ishte mësimi i gjuhës amtare shqipe. Kështu, pas përgatitjeve të duhura, u arrit që më 7 shtator 1908, në Filat, të çeleshin dyert e një shkolle fillore në gjuhën shqipe. Në një telegram, të dërguar nga Musa Demi, thuhej:

“Me gaz të madh u japim një sihariq se sot çelmë këtu, me shumë lavdëri, një shkollë shqip dhe bëmë disa fjalë mëmëdhetarisht“.(Gaz. “Lirija”, Selanik, 14.09.1908, faqe 2). Afërsisht, po në atë kohë u hap një shkollë tjetër shqipe në Luros të Çamërisë. Mësuesit e parë të shkollës së Filatit ishin: Qamil Izet Çami, drejtor e mësues dhe Hamit Demi, mësues. Shpejt ata morëm masa dhe për kurse mbrëmjeje, ku të rriturit mësonin shkrim e këndim shqip.

Reaksioni i armiqve ishte i madh, ndërsa vendosmëria e mësuesve dhe e prindërve ishin për ta vazhduar me çdo çmim punën e nisur. Për këtë gjë, mësues Qamili shkroi edhe disa vargje, në të cilat shprehej me entusiazëm: “E hapën e u gëzuan (shqiptarët, shkollën),/ grekët e djallit u helmuan,/ çami, bir’ i astritit/ i dha dërrmën moraitit”. Vështirësitë për libra e mjete mësimore ishin të shumta.

Por vetë mësuesi Izet Çami punoi për përkthimin e materialeve të duhura nga gjuha frënge. (Ibrahim D. Hoxha, gaz. “Çamëria”, 18.04.1991, faqe 6)

Veprimtarinë e tij, në shërbim të arsimit kombëtar, Qamil Çami e vijoi më tej, duke bërë të mundur ngritjen e një shkolle të mesme shqipe, po me qendër në Filat. Ndër të tjera, aty do të përgatiteshin mësuesit e rinj për të hapur shkolla shqipe, kryesisht në Jug të Shqipërisë.

Gjatë kësaj periudhe, ai bashkëpunoi me shtypin e kohës, sidomos me gazetën “Zgjimi i Shqipërisë”, që dilte në Janinë dhe shkroi vjersha me temë atdhetare. Tërë kjo veprimtari i egërsoi shovinistët, të cilët e vlerësuan “njeri të rrezikshëm”, e pushuan nga puna dhe e internuan në një fshat, afër Edirnesë.

Megjithatë, nuk iu bind urdhërit, por rroku armët, doli në mal dhe u bashkua me çetat kryengritëse. Pas shpalljes së Pavarësisë, u vu me të gjitha dijet e aftësitë e tij në shërbim të arsimit kombëtar.

Mori pjesë aktive në Revolucionin e Qershorit 1924 dhe e caktuan drejtor shkolle në Konispol. Më pas, e transferuan mësues në fshatra të Beratit dhe më 1930 në konviktin “Çamëria”-Sarandë. Por, pas tre vjetësh, kur Qamili kishte dhënë aq shumë për Atdheun e arsimin në gjuhën shqipe, vdiq në Tiranë, në moshën 48-vjeçare.

Në vazhdim të punës së bërë, në pranverën e vitit 1910 funksiononin disa shkolla shqipe, përveç asaj të Filatit e Mallakastrës së Çamërisë. Të tilla ishin shkollat në: Konispol, Ninat, Koskë, Janjar, Konicë e Mazarek.

Në shkollën Mesare të Leskovikut ishte mësues Haki Glina, intelektual “mjaft i njohur midis atdhetarëve”. Detyrën e mësuesit shëtitës për fëmijët çamë e kryen disa intelektualë atdhetare, ndër të cilët u dallua Hamza Tatzati e të tjerë.

E njohur është dhe ndihmesa, që dha atdhetari Dervish Hima në verën e vitit 1911. Ai grumbulloi “të holla për të themeluar shkollë shqipe në Filat të Çamërisë”, për të cilën shkruante se:

“Kjo shkollë do të jetë shumë e dobishme për ne dhe unë po përdor gjithë vullnetin tim dhe gjithë energjinë time për të arritur suksesin e saj”. Përpjekje u bënë dhe për hapjen e shkollës së Janjarit. Për shkollat shqipe në Filat u caktua si përgjegjës Qamil Efendiu, por në punën e tij i dolën shumë pengesa nga autoritetet qeveritare.

Në Prevezë u kërkua me ngulm që mësimi i shqipes të futej, përveç idadijes, edhe në shkollat fillore turke. Të papërtuar në përhapjen vullnetarisht të mësimit të gjuhës amtare te fëmijët e të rriturit u treguan intelektualët atdhetarë Qamil Çami, Musa Demi e të tjerë. Atdhetarët shqiptarë shtruan detyrë përgatitjen e mësuesve të shqipes në shkollat pedagogjike, që u menduan të hapen në Margëlliç e Janinë. (Dr. Apostol Pango, Sarandë, 28.02.1999).

Pra, gjatë viteve 1908-1912, ashtu si në krahinat e tjera, mësimi i shqipes në Çamëri mori përhapje edhe jashtë dyerve të shkollave shqipe. Sali Filati (Çeka) shkruante kështu: “Çamëria sot mori një lëvizje përparimi. Ky çip i vjetër i Shqipërisë ngreh gjerdhet nga kopështrat e diturisë dhe sheh bilbilët, lulet, fatbardhësinë e qytetërimit”.(Gaz. “Korça”, nr. 9, 20.05.1910).

Në vitet e mëvonshme, mësimi në gjuhën amtare shqipe në krahinën e Çamërisë u përball me rrethanat e vështira historike, që u krijuan si pasojë e shpërguljeve masive të atyre banorëve, larg trojeve të tyre të stërlashta shqiptare. Megjithatë, kudo që i çuan valët e jetës, në zemrat e tyre mbeti kurdoherë e gjallë dhe pashuar dashuria për shkronjat dhe fjalën e ëmbël shqipe.

Nga Prof. Murat Gecaj.

Vαrri i Enver Hoxhës u hap me dinamit në 1992? Dëshmia e rrallë e eksρertit që mori pjesë në zhυarrim: Letra që gjetëm brenda kυfomës

Nga Bardhyl Çipi

Zhvarrimi i kufomës së Enver Hoxhës

Në ekzaminimet mjekoligjore një vend të veçantë zënë ato të zhvarrimeve të kufomave të vdekjeve të mëparshme, që mund të kryhen për arsye të ndryshme, në radhë të parë për ekzaminimin e kufomave, për vdekje që dyshohen të kenë ardhur si pasojë e vrasjeve, të cilat nuk janë ekzaminuar më parë, ose kur këqyrja e parë ka qenë me të meta serioze etj.

Por zhvarrimet mund të kryhen edhe për arsye të tjera që s’kanë të bëjnë me mjekësinë ligjore, p.sh., kur do të bëhen transferime të varrezave, apo varreve të veçanta për arsye të ndryshme.
Një rast të tillë përbën edhe çështja e zhvarrimeve të kryera më datat 2-3 maj 1992, në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Tiranë. Ato në fakt kanë qenë veprime krejt të zakonshme, siç ndodh në transferimet e varrezave.
Veçse, ky veprim i shtetit demokratik në varrezat ku prehen heronjtë, dëshmorët dhe njerëzit më të shquar të vendit tonë, u krye për të larguar prej tyre, varrin e diktatorit komunist dhe ato të bashkëpunëtorëve kryesorë të tij, të cilët nuk meritonin nderin që të qëndronin atje, për shkak të persekutimit të egër mbi 45 vjeçar, që i kishin bërë popullit Shqiptar.

Për këtë arsye, Bashkia e Tiranës që organizoi dhe drejtoi transferimin e këtyre varreve, u tregua shumë e kujdesshme për të shmangur çdo reagim kundërshtues të komunistëve fanatikë, përkrahës të regjimit të mëparshëm.
Për shkak të përvojës që unë kisha në kryerjen e zhvarrimeve mjekoligjore, u caktova bashkë me mjekun e Bashkisë, për të ndjekur nga ana mjekësore mbarëvajtjen e kryerjes së tyre. Për të rritur saktësinë e veprimeve tona, ne morëm edhe një ekspert kriminalist.

Për fat të keq, kriminalisti, i cili u caktua si pjesëtar i grupit të specialistëve që do të merrnin pjesë në këtë veprim, me detyrën për të kryer edhe fotografimet përkatëse dhe për t’i ruajtur, ai i shpalli ato. Jo vetëm kaq, por në shkrimin e bërë në shtypin e përditshëm në vitet 2000, ku përfshihen edhe fotografitë e ekspertit kriminalist, kjo ngjarje paraqitet në mënyrë të shtrembër, bile edhe duke shpifur.

Veprime të tilla, të kryera me sa duket me qëllime të caktuara dashakeqëse për të nxitur ndjenjat e urrejtjes në popullin tonë, njëkohësisht ofenduese për mua në profesionin delikat që ushtroj, të cilat shkelin edhe parimin e ruajtjes së sekretit profesional, janë jo vetëm të dëmshme por edhe të dënueshme.

Në këto rrethana, unë u detyrova t’i botoj rezultatet e zhvarrimit të Enver Hoxhës, për të treguar të vërtetën e kryerjes së tij dhe informuar edhe opinionin e vendit tonë.

Madje për këtë zhvarrim, dua të shtoj se kohët e fundit, janë ngritur akuza të tjera të rreme, sikur gjoja në hapjen e varrit të Enver Hoxhës, është përdorur dinamit.

Po kështu janë botuar dëshmitë e specialistëve, që kanë marrë pjesë në mbylljen hermetike të këtij varri, për ta ruajtur trupin e të vdekurit, për një kohë sa më të gjatë, veprim ky që sipas tyre është kryer natën e parë pas varrimit, në vitin 1985.

Prandaj, unë e ndjej si detyrim, që ta përshkruaj përsëri pjesëmarrjen time në këtë zhvarrim, aq më tepër se ky ka të bëjë me një person publik shumë të rëndësishëm, që ka qenë drejtuesi kryesor i hyjnizuar i diktaturës komuniste të vendit tonë, për një periudhë të gjatë kohore, rreth 45 vjeçare, për të cilin sipas rregullave të njohura të konfidencialitetit pas vdekjes, sekreti mjekësor, mund të mos ruhet.

Gjatë aktivitetit tim të gjatë profesional, unë kam marrë pjesë në një numër të madh të ekzaminimeve të këtij lloji, aq sa bile shumë prej tyre, që u takojnë viteve të shkuara, unë i kam harruar.

Megjithatë, ajo që më ka mbetur në mendje nga të gjitha këto raste të panumërta, ka qenë pikërisht ajo, që të krijohet një ndjenjë hidhërimi dhe vuajtjeje, kur mendon për qenien njerëzore që ka ekzistuar më parë, përpjekjet që ka kryer, hallet që ka pasur, të mirat apo të këqijat që u ka bërë të tjerëve dhe tani për të përfunduar në këto mbeturina indore dhe kockore, që do të thërrmohen dhe zhduken gradualisht në tokë, duke qëndruar në mes të një kalbësire mikrobike dhe insektesh me larvat e tyre, të cilat po i shkatërrojnë duke i ngrënë pak nga pak.

Në lidhje me ngjarjen që po tregoj, për mua si specialist mjekoligjor, përshtypja kryesore që më ka mbetur, ka të bëjë me faktin se gjatë saj u krye një punë e përsosur në të gjitha aspektet: teknike,shkencore dhe humane.

U zbatuan me përpikëri të gjitha rregullat procedurale të shtetit, të shoqëruara këto me një dokumentim të saktë e të hollësishëm, të të gjitha veprimeve të kryera. Pothuajse për të gjitha kufomat që do të hiqeshin, ishin përgatitur arkivole të reja, të shënuara me emrat përkatëse.

Nga ana tjetër, Bashkia e Tiranës kishte marrë masat për kryerjen e punimeve të hapjes të varreve. U vendos që punimet të fillojnë darkën e 2 majit, për të vetmen arsye, sepse u mendua se ato mund të zgjasnin disa orë, për shkak të vështirësive që mund të dilnin nga hapja e pjesëve të betonuara të varreve, në mënyrë që mëngjesin e ditës tjetër, ato të ishin gati për kryerjen e veprimeve të tjera të zhvarrimit.

Sipas një rregulli ndërkombëtar, i cili është zbatuar gjithmonë në vendin tonë, zhvarrimet kryhen gjithmonë në orët e para të mëngjesit.

Dhe në fakt, kështu u veprua. Kufomat që do transferoheshin u këqyrën një nga një dhe me shumë kujdes nga ana jonë, kryesisht në drejtim të vënies në dukje të shenjave identifikuese të mbetjeve të tyre, aq më tepër se një pjesë e tyre kishte qenë transferuar edhe më parë nga varreza të tjera.

Më pas, pjesët e tyre, gjithnjë nën kontrollin tonë, u vendosën me shumë kujdes në arkivolet e reja, të cilat u dërguan më pas në varrezat e qytetit për rivarrosjen e tyre.

Përsa i përket varrit të Enver Hoxhës, në hapjen e tij u hasën disa vështirësi, për shkak të ndërtimit të ndërlikuar të tij. Në fillim u hoq pjesa e sipërme e betonuar, e mbuluar me pllakat e mermerit; më pas u hoqën me radhë një shtresë betoni, me anën e mjeteve të zakonshme që përdoren në këto raste, më pas një shtresë me trashësi 40–50 cm., prej materiali “buke peshku”, me ngjyrë të bardhë, e imbibuar me ujë, poshtë saj – një pjesë tjetër betoni më e hollë, prej disa shtresash.

Nën to u zbulua një fletë plumbi, mjaft e trashë. Ajo e rrethonte arkivolin nga të gjitha anët, në formë të një këllëfi të mbyllur hermetikisht. Sipas konstruktorit të këtij varri, i pranishëm atë natë, për të orientuar ata që punonin për hapjen e tij, këllëfi metalik, i mbyllur në mënyrë hermetike, në brendësi të të cilit gjendej arkivoli me kufomën, siguronte një ruajtje shumë të mirë dhe afatgjatë.

Për fat të keq, pas hapjes të këllëfit metalik, rezultoi se mbyllja e tij nuk kishte qenë hermetike, sepse brenda tij u gjet një sasi shumë e madhe uji me erë disi të keqe, i cili gati sa nuk mbulonte arkivolin. Pas këtij zbulimi, konstruktorin e varrit, nuk e pashë më. Arkivoli u nxor në sipërfaqe, me ndihmën e një vinçi.

Ai ishte prej druri me ngjyrë në kafe, me zbukurime të shumta në trajta të gdhendjesh në sipërfaqen e tij. Kapaku i tij ishte i lirë, i pa mbërthyer. Arkivoli paraqitej pjesërisht i dëmtuar nga qëndrimi i gjatë në ujë. Pas heqjes së kapakut të tij, brenda në arkivol, gjendej një kufomë njerëzore, e seksit mashkull, me shtat të lartë, e cila megjithëse kishte filluar procesi i kalbëzimit, paraqitej në përgjithësi e ruajtur.

Kufoma mbante të veshur një kostum të errët (xhaketë dhe pantallona), këmishë të bardhë dhe kravatë, këpucë gjysma dhe çorape. Në jakën e majtë të xhaketës, kishte dy stema, nga të cilat njëra e 40 vjetorit të PPSh-së. Në pjesën e barkut, ndodhej një copë letër e bardhë, me formë katërkëndëshe, e lagur, në të cilën dukej që kishte qenë e shkruar me bojë, por që ishte pothuajse krejt e shpëlarë dhe e palexueshme.

Te këmbët ndodhej një lule artificiale, me ngjyrë të kuqe. Koka e kufomës, paraqitej e rregullt, por me flokët e rëna. Fytyra ishte e deformuar nga procesi i kalbëzimit mjaft të përparuar, sidomos te sytë dhe buzët. Në përgjithësi, pjesët e tjera të trupit, ishin më të ruajtura. Pasi u fotografua, ajo ju paraqit një të afërmi të familjes, i cili e identifikoi atë, se i përkiste Enver Hoxhës; pas kësaj ai mori edhe aprovimin e të afërmve të tjerë të familjes, që qëndronin pak më larg.

E gjithë këqyrja, u krye brenda një kohe të shkurtër, për disa minuta. Kufoma, nuk u nxorr nga arkivoli, për ekzaminime të mëtejshme. Arkivoli me kufomën u transportuan me kujdes, me një makinë të tipit “Zuk”, të funeraleve, për t’u rivarrosur në varrezat e Sharrës në Tiranë. Kjo ka qenë gjithçka që unë dhe kolegu tjetër, pamë në këqyrjen e shpejtë të kufomës së Enver Hoxhës, pas zhvarrimit të saj.

Në të vërtetë, për konservimin e kufomës së Enver Hoxhës, pas vdekjes së tij, ishte treguar një kujdes shumë i madh. Në morgun e Tiranën kur u krye autopsia, dhe më pas, u përdorën metodat me anën e përdorimit të lëngjeve ballasamuese, më të mira, gjithashtu kufoma u mbajt në frigoriferët e morgut, gjatë natës, në ditët që bëheshin homazhet.

Po kështu, specialistët, që u përpoqën të kryejnë mbylljen hermetike të varrit, punuan me përkushtim, por pa arritur të krijojnë vakumin që kërkohet në raste të tilla, sikurse e pohojnë ata tani. Në fakt, edhe sipas literaturës mjekoligjore, në raste kufomash të ruajtura në mënyrë pak a shumë të ngjashme me atë të Enver Hoxhës, ato janë gjetur të paprishura, bile edhe pas disa dhjetra vitesh.

Për fat të keq, varri kur u hap, u gjet i mbushur me ujë brenda të cilit, notonte arkivoli me kufomën. Nga përvoja jonë mjekoligjore dhe literatura respektive, prania e lagështirës dhe ujit, përbën një nga faktorët kryesorë që ndikojnë në zhvillimin më të shpejtë të procesit të kalbëzimit të kufomës.

Pra, kjo ka qenë arsyeja kryesore dhe jo mungesa e vakumit, që te kufoma e Enver Hoxhës, pas zhvarrimit, 7 vjet pas vdekjes, ishte shfaqur procesi i kalbëzimit, mjaft i përparuar, sidomos në fytyrë. Kjo vërteton në mënyrë të qartë, që nuk është arritur të kryhet një mbyllje siç duhet e varrit dhe këllëfit prej plumbi, rreth arkivolit.

Nuk dua të zgjatem më shumë me sajimet dhe interpretimet pa kuptim, në lidhje me këtë ngjarje, të botuara në dy shkrimet e muajve janar dhe prill të vitit 2000, (në “Gazeta Shqiptare”) dhe më pas në gënjeshtrën se; është përdorur dinamiti për hapjen e varrit!

Megjithatë, nuk mund të rri pa e përmendur shpifjen, që bëhet, sipas së cilës, kufoma pësoi një dëmtim, duke u çarë në anën e majtë të fytyrës, nga goditja që pësoi nga kapaku i arkivolit, kur ai lëvizi në momentin kur ai po nxirrej me vinç, për arsye të mos kapjes mirë të arkivolit, nga kavoja e vinçit.

Me sa më kujtohet, nga kjo ngjarje, kur arkivoli u nxor me ndihmën e vinçit, gjatë ngritjes së tij, u ndje në fillim vetëm një kërcitje e lehtë e tij dhe asgjë tjetër. Kjo zhurmë e vogël, me sa duket ka nxitur fantazinë e kriminalistit, ose të gazetarit, për të bërë këtë sajim imagjinar, disi të ndërlikuar dhe pak të çuditshëm.

Nga këqyrja e jashtme, e kujdesshme e kufomës, së bashku me mjekun e Bashkisë, anëtar i komisionit të këtyre zhvarrimeve, nuk u konstatua as edhe një dëmtim mekanik, fakt ky të cilin, e mbaj mend shumë mirë edhe sot. Po kështu pretendimi, se është përdorur dinamiti në hapjen e këtij varri, është krejtësisht i pavërtetë, sepse unë gjatë gjithë asaj nate, kam qenë i pranshëm në të gjitha veprimet që u kryen në këtë varr.

Mesa më kujtohet, atje u përdorën mjete të zakonshme për hapjen dhe heqjen e pjesëve të betonuara, apo metalike dhe më pas u soll vetëm një vinç, që shërbeu për ta nxjerr më kollaj arkivolin, nga thellësia e varrit.

KlNA nderton aυionin ”SΡlUN”,e FRlKËSHME ajo që u bën mαkinave që nga qielli

Kina zbuloi se kishte krijuar avionin”spi un” në nëntor të vitit që lamë pas, por së fundmi po qarkullojnë zëra se ky avion është krijuar për qëIIime të errëta nga Pekini zyrtar.

Kjo sepse ky avion nuk mund të kapet nga radarët dhe mund të kryejë fluturimime deri në 40 orë rresht pa u rimbushur me karburant.

Ndërsa për disa të tjerë është quajtur si “Skifteri i qiellit”.

Ai ka kapacitete për të realizuar fotografi me rezolucion të lartë nga 3000 metra lartësi, duke kapur pa problem targën e një makine.

Kurse për disa fotografimi i makinave nuk duhet të lejohet dhe se është diçka e tm errshme, por nuk ka pasur ndonjë reagim zyrtrar nga ndonjë shtet.

Ky avion nuk ka nevojë për pilot dhe është mbajtur sekret për shumë kohë, për t’u publikuar vetëm së fundmi.

Gjithashtu mund të arrijë një lartësi fluturimi deri në 7500 metra me 350 kilogramë peshë në bord, ndërsa pesha maksimale që mund të mbajë është 1,5 ton.

Mendohet se qeveria kineze ka nisur punën për ndërtimin e tij, që në vitin 2012

Rrëfίmet troηditëse nga es kortαt e Tiranës, si υ. αjzαt e r ejα shkojnë me biznesmenë dhe njerëz të ρoΙitikës për të shυαr e.ρshet e tγre

Jeta e natës, klubet, makinat, shishet e alkoolit dhe vajzat e bukura kanë qenë gjithmonë një formë puzzle-i ku asnjëra nuk bënte pa tjetrën. Ndoshta ky është ndër të paktat raste që paragjykimi rezulton i vërtetë, burra të pasur që shpenzojnë pa limit dhe vajza të bukura që bashkohen në shtrat. Ky është tregu i ri seksit. Prostitucion i një lloji tjetër, eskortë.

Vajzat janë të reja, zakonisht studente, të tërhequra nga dëfrimi dhe paraja e lehtë. Modelet janë më të preferuarat dhe më vulnerabël, kjo për shkak të aksesit të palimituar të tyre në party, por edhe brenda disa tipareve që këta burra preferojnë. Ata duan vajza të reja padyshim, të hijshme dhe shumë feminine. Vajza me trupin më të bukur se fytyra.

Kështu tregon A. për Gazetasi.al, një ndër vajzat e këtyre festave, tashmë “rekrutuese e vajzave të reja” në kryeqytet.

“Kudo të shkosh, ka gjithmonë një vajzë a djalë që bën një gjë të tillë ose të paktën njeh dikë. Është shumë e lehtë për të krijuar një rrjet dhe janë pak a shumë, gjithmonë të njëjtët njerëz”,-tregon ajo. E reja shprehet se ky rrethi i pafundmë nisi rastësisht. “Burra që njihja që vinin baste për vajza që unë njihja, deri sa unë dhe lekët hymë në mes. Ka vajza që mjaftohen edhe me vetëm darka, party apo ndonjë dhuratë, pa para cash. Ashtu siç ka dhe burra që mjaftohen vetëm me shoqërinë e një vajze të re, të veshur bukur, me paratë e tij”.

Ndonëse A. nuk e pranon, ky është definicioni i “eskortë”. Eskortat, referuar punonjësve të seksit, janë vajza që nuk merren me këdo, kudo. Janë vajza që, në fakt nuk janë vetëm për seks. Janë për biseda, janë për shoqëri, janë për sy. Janë dhe të shtrenjta.

“Ne nuk kemi ndonjë paketë çmimesh sepse vajzat e caktojnë dhe vetë për aq kohë sa unë marr atë që jam premtuar. Mund të paguhen nga 100-700 euro për një natë në shtrat. Por ka edhe nga ata që zgjedhin të mbajnë njërën për vete për disa kohë dhe shumat që jepen janë marramendëse. Kanë krijuar dhe lidhje”, -tregon A.

Ajo thotë se mban disa vajza të përhershme për këtë punë edhe nëse të rejat nuk pranojnë, janë ato që dalin gjithmonë. Këta meshkuj janë zakonisht mbi 35 vjeç. Njerëz të biznesit, të politikës dhe televizionit. Po. Dhe të martuar. Por ata kanë para. Para që i shpenzojnë pa ngurrim për një natë feste në ndonjë klub në kryeqytet apo ndonjë bar blloku. Punonjësit e këtyre vendeve, janë po ashtu njohës të mirë të këtij cikli. Një punonjës i PR-të të një klubi nate në Tiranë, E., tregon për Gazetasi.al se aty, në zonën VIP siç e quajnë, vendosen vajza të veshura bukur dhe sensuale për të tërhequr pikërisht këta burra të pasur.

“Janë vajza që mund të kenë ardhur më parë dhe unë kam ruajtur kontaktet ose shoqja e një shoqeje. Ne i marrim dhe i vendosim në zonën VIP si atraksion për këta meshkuj. Shishe të shtrenjta alkooli që fillimisht i paguajmë ne, e më pas nga burrat që shkojnë atje”. 27 vjeçari thotë se ato nuk i kalojnë të 20-tat, shpeshherë ka edhe gjimnaziste, por kjo merret vesh më vonë. Klubet synojnë të tërheqin sa më shumë klientë të pasur. “Janë ata që e mbajnë klubin”. Pjesa më qesharake është fakti se këta burra e dinë se sa idiotësi është të shpenzosh aq para për një natë dhe ta bësh përsëri netët e tjera. “Ata duan shumë të duken dhe t’i tregojnë të tjerëve në të njëjtën are që nuk i kanë problem shumat e mëdha, se fundja kanë në krahë disa 19-20 vjeçare”,-tregon E. Këto të reja, janë shumicën e rasteve nga rrethet që janë shpërngulur në Tiranë, larg familjeve. “Si duket puna dhe shkolla janë vështirë për tu bërë njëkohësisht dhe ato zgjedhin një burim të ardhurash më të lehtë dhe argëtues njëkohësisht”, -thotë PR-i i klubit me ironi. Por, kjo nuk është përherë e vërtetë. Një 22-vjeçare nga Tirana, e shkëputur tashmë nga kjo botë, por jo nga modelingu, thotë për Gazetasi.al se ishte periudha më e zymtë e jetës së saj.

Më tërhoqi pas vetes një shoqe që e njoha në gjimnaz. Herët e parë më pëlqeu shumë të dilja çdo fundjavë pa shpenzuar e të merrja dhurata të mira, por ndërgjegjja më vriste. Pas ca kohësh, sa herë kthehesha në shtëpi qaja se e dija që isha gabim. Të nesërmen nuk bëja dot asgjë nga lodhja dhe alkooli. Mu çrregullua i gjithë itinerari im natyror dhe ai që supozohej të kishte një 18-vjeçare”,-shprehet e reja. Ajo thotë se nuk e përdori kurrë trupin për përfitime monetare dhe nuk e kupton se si vajzat mund ta bëjnë pa asnjë problem me veten. A., që iu fut këtij tregu sepse ishte mësuar me një stil jetese të shtrenjtë, thotë se shumica e vajzave e kërkojnë vetë këtë gjë. Duan dikë që t’i paguajë qejfet dhe nevojat bazike të tyre.

“Me ka ndodh shumë herë të më thonë vetë ‘hë na gjej një’. Por, puna është se janë disa standarde për t’u mbushur që shpeshherë nuk i kanë.”

Këto vajza përfundojnë në 70% të rasteve në shtrat me meshkujt që njihen “rastësisht”, por që të dyja palët e dinë që janë njohur me strategji dhe disiplinë disa ditore nga pas.

“Ne kemi ca rregulla”,-thotë duke qeshur A,-“Vajzat nuk duhet të sillen si të pavarura, kjo nuk i pëlqen një mashkulli që ka para. Ato nuk duhet as të mbushin gotat e tyre. Duhet të vishen gjithmonë seksi, por pa e tepruar. Dhe sigurisht nuk duhet te kërkojnë kurrë asgjë.”

Në fund të bisedave me njerëz të eskortës që nuk pranojnë ta quajnë ashtu, mund të kuptosh se më shumë se sa fizike, qëllimi është më i thellë, për njërën palë të paktën. Burra që e kanë konsumuar rininë e tyre duke u mundur të krijojnë burime të qëndrueshme te ardhurash që gjenden përballë dëshirave rinore dhe moshës. Për ta një vajzë e re dhe dalje të shtrenjta janë status. Pala tjetër janë vajzat që duan para tani për tani sepse kanë kohë që të rimendojnë jetën e tyre. Ato nuk kanë para, por janë në kërkim të jetës së shtrenjtë, sepse valuta janë vetë ato./Gazeta Si/

NJlHUNl me “Sofrën e Zotit” guri që po ç mend të huajt në Vlorë

“Guri me qiell” është atraksioni më i madh i natyrës në vendin tonë.Për nga mënyra e vendosjes,pesha dhe forma mund të quhet më i veçanti edhe më gjerë gadishullit tonë.Asgjëkundi syri,nuk të ndesh një monument natyre kaq të veçantë që të tundoj me pamjen e tij,formën,mënyrën e vendosjes.Larg çdo përfytyrimi,guri me qiell përbënë dhuratën e natyrës,për një vend të ashpër malor,vendosur në një vend me pjerrësi diku në faqet e një mali jugor.

“Guri me qiell” është monument natyre në faqen veriore të malit të Bogonicës. Guri me qiell është objekt i vizitueshëm.Por distanca është 1.5 orë nga katundi Vranisht i qarkut Vlorë.Mund të përshkruhet rrugëtimi vetëm me kafshë për turistët.Guri me qiell,ka një format të habitshëm.Shfaqet se një dorë skulptori,një mjeshtër hyjnor sigurisht,e ka gdhendur ,skalitur me kujdes deri sa i ka dhënë formën origjinale të një drejtkëndëshi në një faqe.Një skalitje të tillë,por edhe kaq origjinale,që i atribohet dorës së njeriut me kaq siguri,mjeshtri fsheh formula të pazhbirueshme.

Guri me qiell ka përmasa të një dhome të zakonshme.Pesha mund të shkoj 10 ton.Guri me qiell gjëndet i vendosur mbi dy gur,ose dy këmbë guri.Është i ngritur nga sipërfaqia e tokës.Këmba,që e mbanë nga ana veriore është një gurë,cilësohet autokton dhe ka ekzistuar duke u përvijuar poshtë sipërfaqes së tokës.Këmba në anën perëndimore është guri i sjellur.”Guri me qiell” është quajtur:a- objekti është gur,pavarësisht formës dhe peshës e latimit.b-me qiell.Guri nuk gjëndet i vendosur në tokë.Është i ngritur nga lartësia e tokës.Është në hapësirë.

Sipas konceptit të vëndasve është i larguar nga toka,d.m.th është në lartësi,pra siç quhej qiell,pa u thelluar se ç’quhej qiell,pa u thelluar se ç’distancë është lartësia tokë-gurë.Guri me qiell është monument natyre dhe është gjendur në këtë pozicion në kohëra të mbuluara mjegullisht,që studjuesit i quajnë prehistorike ,a diçka më ndryshe.Është vrojtuar pozicionimi i tij përmes mijërave syve.

Befasisht nuk ka ardhur,në këto lartësi,veç malin që e mban si mik të vjetër nga kohët e shkuara.Emërtimi qiellor mos është shkaktuar ardhja nga ajo pjesë ku qëndron absolut mist;erioziteti,bota e pash;ëmbshme e fshehur.Mos ka këpërcyer ato sinore,për tu shfaqur në një lartësi malesh.Në anën e majtë gjënden gjurmët që flasin se vëndasit kanë dashur ta skalisin gurin,ndoshta ta shpërfytyrojnë,duke e goditur mizorisht,për ti hapur disa shkallë të vogëla.

Kurse emërtimi vëndas “Sofra e Zotit” është një urë lidhje me vendodhjen e tij afërsishtë me Vendin e Zotit,malin e Bogonicës dhe afërsia me :’lëmin e lejlerëve” vend i shenjtë pellazg.Por zbuluesit kërkojnë ta shkëpusin nga këto labirinthe fshehtësie të pagoja.I përket kohës prehistorike,thonë dhe bëjnë citime me legjenda,këngë si dhe afëria që ka me shpellën e banuar të Lipes,dalin krejt zbuluar se është monument natyre i shfytëzuar në kohët prehistorike.

Pozicionimi i tij është pjesa më delikate.Nga erdhi dhe si erdhi?U rrokanis nga mali?Por kush e ngriti dhe me ç’mjete?C’forcë titanike shte ajo,që e shkëputi nga toka.Kush e latoi në një faqe dhe përse në këtë vend?C’farë enigme mbart,ky monument i pagojë,dëshmitar i heshtur i kohës tonë!

Guri me qiell është vend i preferuar i mjaftë turistëve , që mbrijnë këtu me ngrohjen e motit.Është një iniciativë private,që ka disa vite që ushtrohet e Muhamet Tartarit,poet i zonës dhe krijuese e gjurmues popullor,ushqyesi kryesor i grupit folk të Vranishtit,që i mbledh turistët të cilët ngrenë çadra në këtë vend dhe pushojnë aty .

Një mënyrë e mirë kjo për turizmin malor dhe për zhvillimin e tij të shpejtë.Është vetëm një miqësi e këtij poeti me turistët, që vijnë dhe ngrenë çadrat tek guri me qiell duke shijuar aromën e malit,ajërin e pastër dhe prodhimet blegtorale të blegëtorëve vëndas.

E ndαjnë pemën në mes,ajo që gjetën brenda saj i trυIIosi fare

Në një muze të Gjeorgjisë së fundi është dërguar një trung peme në të cilin është gjetur një qen i mumifkuar prej 20 vitesh.

Ky sipas ekspertëve është brenda pemës prej vitit 1980 dhe tani kafsha është vendosur në një muze në Gjeorgji transemton Lajmeflesh.

Ata besojnë se qeni ka qenë duke ndjekur një kafshë dhe është ngjitur rreth 10 metra në pemë, përpara se të bIIokohej. Megjithatë është interesante për t’u zbuluar se si ka mundësi që qeni u mumifikua brenda pemës.

Drejtuesit e muzeut thonë se mumifikimi ka ndodhur nga një efekt kimik në trungun e pemës, ku era e kafshës së ng ordhur e përzier me një lengë me aromë të pemës ka bërë insektet të zhd uken e në këtë mënyrë të mos e hanë q enin.

HABlT g.rυαja: “ΒURRl dhe i DASHURl, ndajmë një s.htrαt” (FOTO)

Një burrë dhe një grua prej dhjetë vjetësh ndajnë sh tratin e tyre me një magjistar që i ndihmon ata të rrisin dy vajzat e tyre.

Bella dhe Ken, nga Orange, Connecticut, kishin qenë të martuar për pesë vjet, kur Bella u takua me magjistarin e martuar Daniel në një party, shkruan DailyMail.

Të dy çiftet kishin b ërë se.ks në grupit para se Danieli të div orcohej nga gruaja e tij dhe u zhvendos përgjithmonë me Bella dhe Ken për të jetuar si ‘dado’.

V αjza nga Velipoja: Si nuk më PUSHOl zemrα kur i fe juari më b. ëri atë gjënë e SΗΡlFUR

Një vajzë, e cila është fejuar në moshë fare të re, jeton me frlkën se personi që ka në krah e tra.dhëton.

“Edhe pse jam fejuar në moshë të re, e di se çfarë është dashuria edhe familja.

Jam 16 vjeçe dhe kam 1 vit që jam fejuar. Kam lindur në Shëngjin, por jetoj bashkë me familjen në një vend të emancipuar. Ama neve i kemi ruajtur traditat dhe zakonet e zonës tonë.

Jam fejuar me djalin e një mikut tonë të familjes, në fakt familjet kanë dashur që të vegjël që kur në të dy të rriteshim të na bënin bashkë. E kështu ndodhi!

Ai është 3 vite më i madh si unë dhe unë e dua shumë, pafund , e kam jetën time. Por në vendin ku ne jetojmë, është turp të fejohesh që në moshën tonë. Këtu dalin, ndërrojnë të dashurit, edhe bëj marr.ëdhënie edhe pa u fejuar.

I fejuari ka shokë të huaj dhe unë rri me frikën se mos ata e ndryshojnë. Mos më tra.dhëton, e do ishte gjëja më e shplfur në botë për mua. Ne martohemi në verën tjetër e deri atëherë rri me mendjen tek ai. Tek telefoni, me kë doli, kush i shkruajti.

Ai thotë se jam gruaja e tij, por as vetë nuk e di pse kam kaq shumë frikë se më tra.dhëton dhe prishet gjithçka e jona. Nuk do të jetoja dot pa të edhe ai e di shumë mirë këtë fakt.

Ne i kemi dhënë fjalën njëri-tjetrit dhe familjes edhe dua të kem sa më parë familjen dhe fëmijët e mia. Por këtu frika është e madhe se djemtë e vajzat e quajnë turp të ndërtosh familje në moshën tonë…”, shkruan ajo.

Kjo është gr. υaja që BRAKTlSl b. υrrin dhe FËMlJËT për një d jαΙë 14 υ ite më të ri se ajo

Një nënë 44-vjeçare br.aktis 3 fëmijët e saj dhe bashkëshortin me të cilin kishte 23 vite martuar për një djalë 14 vite më të ri se ajo.

Heidi Hepworth, 44 vjeçe, nga West Boldon, South Tyneside të Britanisë së Madhe,

thotë se ka gjetur dashurinë e vërtetë me të riun nga Gambia, Mamadou ‘Salieu’ Jallow, 30-vjeç.

Dashuria e tyre nisi nëpërmjet komunikimit në rrjetet sociale.

“Ne komunikuam për 3-4 muaj. Martesa ime kishte mbaruar. Kam qenë ende e martuar kue komunikonim me Mamadou ‘Salieu’ Jalloë.

Më pas vendosa të largohem dhe u takova me Salieu”, ka rrëfyer ajo.

Ajo tregon se Salieu nuk e dashuron për përfitime financiare.

“Ai nuk dëshiron asgjë, sepse ka tre biznese. Ne kemi gjetur dashurinë e vërtetë”, shprehet ajo.