Gjυha shqiρe në Harvard, flet stυdentja që mori nismën: E bëra për …

Studentja shqiptaro-amerikane Edona Cosovic, verën e vitit të kaluar parashtroi kërkesën që gjuha shqipe të bëhej pjesë e studimeve në universitetin prestigjioz amerikan.

Nuk vonoi dhe në fillim të vitit, listës së gjuhëve të huaja që mësohen në Universitetin e Harvardit iu shtua edhe gjuha shqipe.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Edona tha se ishte dëshira për të studiuar më shumë mbi origjinën e saj ajo që e shtyu të kërkonte përfshirjen e programit të gjuhës shqipe në Harvard.

“Kjo është një arsye e rëndësishme për ta pasur këtë lëndë në Harvard. Unë kam dashur ta mësoj gjuhën, është shumë e rëndësishme për mua.

Të dy prindërit e mi janë shqiptarë. Dua që edhe fëmijët e mi të flasin shqip, por dua ta kem edhe kulturën. Të mësoj më shumë edhe mbi historinë e Shqipërisë. Unë jam shqiptare nga Mali i Zi dhe nuk i di të gjitha ndodhitë në Shqipëri dhe Kosovë. Tash, pak nga pak, në çdo klasë unë mësoj më shumë”,-rrëfeu ajo.

Ky është resorti gjigαnt që po ndërtohet në Borsh, Rama: Shëtitoren para do ua bëjmë ne (Foto)

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar sot në fshatin turistik të Borshit një kompleks gjigant që po ndërtohet nën emrin e brandit ndërkombëtar “Radisson Collection”.

I shoqëruar nga ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro dhe kryebashkiaku i Himarës, Gjergji Goro, Rama ka parë punimet që kryhen buzë detit në plazhin e Borshit.

Me godina të shumta, deri në pesë kate, ky resort që shtrihet në një sipërfaqe të madhe në Borsh, sipërfaqja e strukturës hoteliere do të ketë edhe fusha tenisi, teatër për fëmijët si dhe ambiente të tjera rekreative dhe relaksuese për pushuesit.

Përveç këtij investimi, në Borsh do të ndërtohet dhe një shëtitore e re e cila do të përshkojë të gjithë vijën bregdetare të tij.

U gjet i νdekυr në ekuiρazhin e anijës/ Kush ishte 18-vjeçari që ndërroi jetë në Durrës (EMRI)

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Durrës, ku një marinar ndërroi jetë pasi ra në kontakt me energjinë elektrike.

Mësohet se viktima është 18-vjeçari Anri Mikeladze, shtetas gjeorgjian, i cili ishte pjesë e ekuipazhit e një anijeje tregtare që po lundronte pranë portit të Durrësit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur vetë pak minuta pasi anija tregtare ishte nisur nga poarti, teksa ekuipazhi lajmëroi autoritetet pasi gjeti trupin e pajetë të 18-vjeçarit.

Trupi menjëherë u dërgua në Portin e Durrësit dhe më pas drejt morgut ku pritet edhe t’i bëhet autopsia.

Sipas raportimeve, ai ra në kontakt me rymën teksa ishte duke punuar në anije dhe ka ndërruar jetë menjëherë.

Një mbrojtës në orbitën e Kombëtares. Pas Mυjës e Dakυt, Silvinjo tani kërkon…

Piketimet nga Silvinjo vazhdojnë. Një tjetër emër i ri ka dalë në skenë së fundmi për t’u afruar në Kombëtaren shqiptare. Gazeta “Panorama Sport” mëson se Amar Gërxhaliu është ndjekur nga stafi i ekipit përfaqësues dhe mund të jetë një alternativë në të ardhmen për repartin e mbrojtjes.

Gërxhaliu, i lindur në Vushtrri, është pjesë e Antaliasporit në Superligën turke, edhe pse aktualisht nuk po merr minuta. Më parë ai ka luajtur edhe me moshat e këtij klubi, me të cilin ka kontratë deri në vitin 2026. Pozicioni i tij është në qendër.

SITUATA- Me ardhjen e Silvinjos në stolin kuqezi, kemi parë që të afrohen edhe disa emra të rinj, që trajneri brazilian i patrembur dhe me guxim u ka besuar vendin e titullarit apo minuta në ndeshjet kualifikuese. Mjafton të përmendim Jasir Asanin dhe Mario Mitajn, dy nga më të dalluarit deri tani.
Pa harruar Marvin Cunin, Mirlind Dakun dhe Arbnor Mujën. Këta dy të fundit ishin pjesë e Kosovës më parë, ndërkohë tani kanë luajtur 3 ndeshje me kuqezinjtë.

E njëjta situatë edhe me Amar Gërxhaliun, për të cilin mësohet se pëlqehet nga stafi i Kombëtares. Mbrojtësi shtatlartë është ftuar nga Kosova në muajin qershor, por nuk arriti që të debutonte, teksa në shtator luajti një ndeshje me Kosovën U-21, ndërkohë më parë ka qenë edhe një ndeshje pjesë e Shqipërisë U-18, duke u aktivizuar vetëm një ndeshje.

Aktualisht prapavija e Kombëtares po kalon një moment shumë të mirë, duke mos pësuar gol në pesë ndeshjet e fundit në shtëpi, dhe në tetë ndeshje ka nxjerrë topin vetëm tri herë nga rrjeta.

Megjithatë, Gërxhaliu është në orbitën e stafit kuqezi dhe në të ardhmen pritet që t’i rezervohet një ftesë për t’u bashkuar me Shqipërinë.

14-νjeçari nga Etiopia shpik saρunin kundër kαncerit të Ιëkurës

Një sapun kundër kancerit të lëkurës! Një risi mbresëlënse që u prezantua së fundmi në “Young Scientist Challenge”. 14-vjeçari Heman Bekele krijoi një sapun me përbërës kundër melanomas, gjë për të cilën u nderua me çmimin e parë dhe 25 mijë dollarë.

Bekele ka lindur në Etiopi dhe ka emigruar në SHBA bashkë me familjen kur ishte 4 vjeç. Që i vogël ai ishte i dhënë pas shkencës, madje në shkollën fillore i kushtonte një orë çdo të Premte, duke i zhvilluar më tepër idetë e tij.

“Krijoja programe lojërash, më pëlqente shumë”, shprehet ai. Por si e krijoi sapunin?

“I kam studiuar shumë mirë kimikatet dhe jam përpjekur mos t’i përdor. E veçanta e këtij sapuni është se nëse hidhet në treg, do ketë një çmim tejet të përballueshëm”, shtoi ai.

Bekele shton se sapuni kurativ i lindi si ide kur dëgjonte për problemet e shumta që kishin njerëzit gjatë verës me rrezet e diellit, apo rastet kur diagnostikoheshin me kancer lëkure vetëm si pasojë e ekspozimit ndaj solucioneve të gabuara.

Heman ka siguruar tashmë një ‘patentë’ për sapunin e tij, i cili tani është në pritje të miratimit të FDA, në mënyrë që, nëse gjithçka shkon mirë, mund të dalë në treg në vitin 2025./tvklan.al

Pse po tremben ρolitikanët nga SPAK? Gazetari i njohur del me dekΙaratën e fortë

Pas nisjeve të hetimeve nga SPAK për ish-kryeministrin Sali Berisha, gazetari Flogert Muça deklaron se drejtësia do të vazhdojë edhe me figura të tjera politike.

Muça tha se politikanët tremben pasi SPAK mund t’i bëjë një lloj vetting nëse kanë shfrytëzuar ose jo pushtetin për interesa personale ndërsa shtoi se vetë Berisha po përpiqet të fshihet nën figurën e PD për t’iu shmangur drejtësisë.

“E di pse tremben politikanët? Tremben pasi SPAK në momentin që nis hetimet, t’i hap të gjitha petët e byrekut. Bëhet një lloj vettingu i plotë mbi çdo veprim. Po të ishte vetëm për një ndryshim ligji, që ka bërë Berisha dhe mund të justifikohej. Por nëse shkon aty e di që pasojat do të jenë fatale. Berisha po bën thjesht betejën që kishte nisur prej kur u shpall non-grata, Basha e pezulloi nga partia nuk e pezulloi.

Që aty kuptohej se nuk kishte të bënte me partinë por përdorim të partisë për interes politik të Berishës, e dinte që do vinte kjo ditë.

Ajo që po bën sot është vazhdimi i shfrytëzimit të demokratëve për hallin personal dhe familjar.

Ai po përdor PD-në për të thënë që është sulm politik, por përpara drejtësisë je një qytetar i thjeshtë. Ai duhet të jetë i pari që të tregonte shembull, të ishte në dispozicion të drejtësisë për hetimet”, tha Muça.

Nxënësi e gόditi me karrige, mësυesja e Lezhës ρërfundon te Traυma

Përfundon te trauma mësuesja e gjimnazit të Lezhës Majlinda Palushi.

Pas trajtimit në Spitalin Rajonal të Lezhës, personeli mjekësor ka vendosur që ta dërgojë mësuesen në Tiranë.

Mësuesja ka marrë fraktura të shumta si pasojë e sulmit dhe është kërkuar që ajo të marrë trajtim të specializuar.

Ajo u godit gjatë orës së mësimit nga një nxënësi i moshës 16-vjeçare, i cili është arrestuar nga policia.

Shkak i dhunës mësohet se ka qenë një frazë e mësueses që ka irrituar nxënësin.

Adoleshenti u ndalua në pranin e psikologut, prindërve të tij dhe avokatëve.

Ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Goditjet për shkak të detyrës”.

Trishtυese! Po raρortonte sυlmet në Gaza, gazetari merr vesh se iu vra gjithë familja (VIDEO)

Gazetari i Al Jazeera, Wael Dahdouh ka mbuluar pa pushim konfliktin mes Izraelit dhe palestinezëve që nga data 7 tetor, kur Hamasi sulmoi Izraelin.

Gjatë raportimeve mbi tmerret në Gaza, gazetarit i mbërriti lajmi se në mesin e viktimave ishin edhe anëtarët e familjes së tij.

Gruaja, vajza dhe djali i korresnpondentit arab të Al Jazeera humbën jetën kur një bombë ra mbi shtëpinë në të cilën ishin strehuar.

Ishte kryeredaktori i televizionit, Mohamed Moawad, që përcolli lajmin e trishtë në rrjetet sociale, duke e shoqëruar dhe me pamjet rrëqethëse të reporterit që përpiqet të mbajë veten, por tronditja dhe dhimbja është me fortë se ai.

Aljazeera’ s brave veteran journalist Wael Dahdouh’s wife, son and daughter were killed in an Israeli airstrike which targeted a shelter house they had fled to. Wael received the news while on air covering the nonstop Israeli strikes on Gaza! pic.twitter.com/G2Z8UreboU

“Gruaja, vajza dhe djali i gazetarit tonë të guximshëm Wael Dahdouh janë vrarë gjatë sulmeve ajrore izraelite që goditën shtëpinë në të cilën ata kishin gjetur strehë. Wael mësoi për lajmin e kobshëm ndërkohë që raportonte pandërprerë për sulmeve izraelite në Gazë”, ka shkruar Moawad.

Trupat dhe tanket izraelite kryen gjatë natës një sulm tokësor në veri të Rripit të Gazës. Kjo u pohua edhe nga Ushtria e Izraelit e cila njoftoi se kishte goditur disa objektiva të militantëve, me qëllimin që “të përgatiste fushëbetejën” për pushtimin e pritshëm tokësor të enklavës, pas më shumë së dy javë bombardimesh shkatërruese që kanë marrë me mijëra jetë njerëzish në këtë territor.

https://twitter.com/moawady?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1717229166712836271%7Ctwgr%5Ec0c55ac6435d027cb75c958be63409862085f215%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.shqiperiaime.com.al%2F2023%2F10%2Ftrishtuese-po-raportonte-sulmet-ne-gaza-gazetari-merr-vesh-se-iu-vra-gjithe-familja-video%2F

U për*hunua në grup, dalin ρamjet e 26-vjeçares në hotel, një nga ab*zυesit e mban nga krahët dhe…

Këto janë pamjet nga hoteli ku u përdhunua në grup 26-vjeçarja në Vlorë. Në pamje shihet momenti kur vajza, e cila është në gjendje jo të mirë, mbahet për krahu dhe ngjitet në hotel nga një prej autorëve të dyshuar.

Ky i fundit mësohet se nuk është partneri i 26-vjeçares, i cili po ashtu po ashtu akuzohet se ka përdhunuar të renë, por është shoku i tij. Më pas në pamje shfaqet vajza e vetme, e ulur në dysheme që zvarritet për të zbritur shkallët. Në një moment ajo rrëzohet tek shkallët, e pafuqishme për të lëvizur apo reaguar, ndërsa një person vjen përballë saj.

E reja u përdhunua në grup mbrëmjen e së shtunës (21 tetor) në një hotel në Vlorë nga i dashuri i saj dhe shokët e tij. Oltjan Tahiri, Albi Ceno dhe Gentjano Mehmeti akuzohet se përdhunuan në grup 26-vjeçaren. Dy prej tyre ndodhen në qeli, ndërsa i treti është në kërkim.Gjithashtu policia po punon për kapjen e 36-vjeçari me inciale V.K., banues në Vlorë, pasi ky i fundit akuzohet për veprën penale “Nxitja për përdorimin e drogës”.

26-vjeçarja u gjet pa ndjenja nga një punonjës i hotelit më 22 tetor dhe u dërgua në spital.

Ραloka bëri thirrje për të rrokur αrmët, Sali Βerisha: Kjo është Ιëvizje pa kthim

Ish-kryeministri Sali Berisha u pyet gjatë konferencës për shtyp edhe për një thirrje të Edi Palokës për të rrokur armët, duke theksuar se kryengritja do të jetë pa kthim.

“Kryengritja është paqësore por çdo mjet i mosbindjes civile do të jetë në fushë dhe do të organizohet çdo herë e më shumë.

Kjo është lëvizje e pa kthim. Ne do të fitojmë. Ne e meritojmë të fitojmë se kjo është lëvizja më parimore e demokracisë.

Shkatërron Parlamentin në një mënyrë…beteja nuk ndërpritet”, theksoi Berisha.