Pedagogu de noncon skandaIin në supermarketin ‘Conad’ po na VRASlN

    0
    138

    Çdo ditë po shohim raste të produkteve të skaduara ushqimore që i hasim rëndom në supermarketet pranë shtëpive tona.

    Asnjë masë nuk merret për këto produkte, që me një pakujdesi të vogël mund të përfundojmë në spitaI duke i konsumuar.

    A ka një institucion përgjegjës që kontrollon atë çfarë konsumatori zgjedh të konsumojë? Kush mban përgjegjshmëri për sigurinë e atyre që konsumojmë? Nëse ka një institucion, a ndihet masa vepruese ndaluese për këtë probIem madhor në vendin tonë?

    Pedagogu Ilir Cuko, ka mbetur “vi ktimë” e një ab uzimi që bëhet në një prej disa supermarketeve në vend me produktet që shet.

    Ai e ka cilësuar këtë probIematikë të rëndë dhe ka shpjeguar rastin.

    POSTIMI I PLOTË I PEDAGOGUT

    Po nga Conad, kush na mbron?

    Gjatë kësaj jave bëri plot bujë mediatike bllokimi nga autoritetet i një sasie bananesh, që sipas lajmeve ishin të kalbura dhe të dë;mshme për konsumatorin. Mirë bananet, po nga dyqanet që tregtojnë mbeturina në qendër të Tiranës, kush na mbron?

    Ja një rast nga Conad, këtë herë nuk po e nxjerr se etiketa përmban çmimin që është sa dyfishi i etiketës së produktit në Itali, këtë gjë Conad e bën thuajse hapur për shumë produkte, tashmë jemi mësuar që në Shqipëri duhet të paguajmë dyfishin e Italisë dhe njerëzit nuk është se kanë shumë zgjedhje ndaj vazhdojnë të pranojnë të paguajnë.

    Shqetësimi këtë herë është shumë më i rëndë. Bleva nje kuti me kërpudha, që më duheshin për një gatim.

    Kur i hapa në shtëpi, vura re se cilësia nuk ishte fort e pranueshme ndaj lexova etiketën në shqip, e cila si edhe për shumë produkte ushqimore të Conad-it kishte DATEN E PAKETIMIT (28 janar në këtë rast) dhe datën TE KONSUMOHET DERI ME (4 shkurt në këtë rast). Provova të heq etiketën shqip dhe nën të lexohej çmimi i shitjes në Itali (natyrisht dy herë më lirë) dhe pjesa ku jepej data e skadencës në italisht, ishte HEQUR.

    U riktheva në dyqanin e Conad dhe pashë disa nga paketimet e tjera të kërpudhave. Te gjitha njësoj. Nën etiketën shqip, etiketa në italisht ishte e gërvishtur me kujdes vetëm në pjesën e datës së skadimit, e cila s’mund të lexohej më.Mendoj se kjo e mbush kupën.

    S’mjafton që paguajmë dyfish, por na servirin për këtë çmim edhe të fallsifikuara produktet e skaduara të Italisë? Që kjo nuk ndodh me një paketim por me shumë që pashë në dyqan më tregon se nuk është veprim i izoIuar i një punonjësi të “pakujdesshëm”, por organizim ab uzues e po aq i paIigjshëm dhe i rre zikshëm për njerëzit, i të bërit biznes pikërisht në zemër të Tiranës.

    Conad përdor marifete të njëjta edhe për produkte të tjera. Ato tavolinat e mbushura me copa djathërash të madhësive të ndryshme kanë të njëjtën etiketë me DATE PAKETIMI/TE KONSUMOHET. Nën zë shumë miq të thonë mos blej nga ato produkte pasi merren nga rrota djathi të skaduara apo në prag skadimi dhe të prera në copa, u vendoset një etiketë në shqip me datë skadimi të mëvonëshme. Dhe në to nuk ka asnjë datë skadimi të vendosur nga prodhuesi që mban përgjegjësi.

    C’është kjo DATE PAKETIMI që Conad shpik si i ka qejfi në Shqipëri? A ka njeri a institucion në këtë vend që veç bananeve t’i thotë ndal edhe ab uzuesve të tillë që nuk po ngurrojnë të bëjnë çdo gjë, për të cilat në Itali do ishin me kohë prapa hek;urave?