Po e kthen në një ‘traditë’, Basha sërish del sërish në dritaren e makinës (Video)

    0
    103

    Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha do të jetë sot në Kurbin për një takim me aktivin e degës e për të diskutuar për aksionin opozitar dhe protestën e 13 prillit.

    Ka qenë vetë lideri demokrat që ka publikuar një video ku shihet pritja që i është rezervuar nga mbështetësit dhe ka treguar se motivin e vizitës së tij në Kurbin.

    Në pamje shihen mbështetës me flamuj të PD që i bien papushim borive dhe thërrasin emrin e kreut të PD.

    “Përshëndetje, tani jam rrugës për në Kurbin për aktivin e degës së Kurbinit. Po kthehem nga Kukësi ku sapo pata një takim me aktivistët e PD-së së Kukësit, të Hasit, Tropojës dhe të Dibrës dhe më kanë rezervuar dhe këtu në hyrje të Milotit një pritje të jashtëzakonshme të rinjtë demokratë të Lezhës, Kurbinit dhe të Mirditës.

    Atmosferë e jashtëzakonshme në vigjilje të protestës së të shtunës së 13 prillit, kudo në Shqipëri. Mirupafshim nga hyrja e Kurbinit”, thotë Basha./Balkanweb