Pohimi i djaloshit nga veriu: Kemi 4 vjet të fejuar, por tani që duhet të martohemi, nuk e dua më…

    0
    186

    Prej katër vjetësh ai është i lidhur me vajzën që dikur e kishte pëlqyer shumë. Por pasi ka kaluar kaq kohë që ata janë të fejuar, ai nuk po di më se ç’të bëjë.

    Koha e martesës pasi kaluan vite fejesë, po afron dhe ai duhet të hedhë hapin e rëndësishëm. Por tani është i dyzuar.

    Duke publikuar historinë e tij, djali nga Burreli i shkruan portalit të Shkodrës shkodranews se tani nuk e do më femrën që ka përkrah. Ai pohon se ajo nuk e tërheq më atë fizikisht dhe ky është shkaku që ai do të ndahet me të.

    Në mesazhin e tij, i riu shpjegon dhe arsyet pse nuk e dashuron më të fejuarën. Ai thotë se kohët e fundit e fejuara është shëndoshur ca, por për më tepër, nuk po bën asgjë, që të bjerë në peshë.

    “Unë jam një djalë i palestruar, më pëlqen trupi im dhe nuk dua që e fejuara ime të jetë një vajzë që nuk ka respekt për trupin e saj. Nuk mund të vazhdoj me të sepse edhe seksi nuk është njësoj si më parë”, shkruan djali nga Burreli.