Rike Roçi ndahet pas 10-vitesh dhe zbulon dashurinë sekrete me politikanin

    0
    101

    Prej disa ditësh, në media qarkulloi një foto e ish-lojtares së “Big Brother” Rike Roçit, e publikuar në rrjete sociale, ku ajo prezantonte fiksimin e saj dhe tregonte se kishte rënë në dashuri më një djalë shtatlartë, pa i zbuluar emrin.

    Teksa të gjithë menduam se ai ishte i dashuri, në fakt, u mësua se djali në fjalë ishte presidenti i Lëvizjes “5 Stelle” dhe zëvendëskryeministri i Italisë, Luigi di Maio.

    “Eh, kam rënë në dashuri”, shkruante Rike krahas fotos së tij, ku politikani 32-vjeçar shfaqej i veshur sport gjatë një ecjeje relaksuese në breg të detit, duke lënë të kuptohej se fotografja në këtë rast kishte qenë vetë Rike.

    Nuk vonoi shumë dhe ajo e fshiu postimin në “Instagram”, duke ngritur edhe më shumë dyshimet rreth një historie të komplikuar dhe që s’i kishte ardhur momenti për t’u zbuluar.

    E mirëmenduar apo jo, Rike kështu po u jepte ndjekësve dy lajme në një ditë nga jeta e saj private; së pari, faktoi ndarjen nga i fejuari muzikant prej një dekade, Dj-i italian Luca Binatti dhe, së dyti, shprehu ndjenjat për një tjetër djalë italian, por kësaj here të një rangu të lartë; një politikan të ri, sharmant dhe të pasur.

    Dhe këtë histori vetë tifozja se.ksi më e famshme në Itali e ndezi më shumë në rrjetet sociale. Pak ditë më vonë, teksa u përgjigjej pyetjeve të ndjekësve në “Instastory”, dikush e pyeti nëse ajo është e fejuar. Dhe Rike u përgjigj: “Po, me atë… por ai akoma nuk e di”, shoqëruar me foton e politikanit italian që i ka rrëmbyer zemrën, kësaj here duke zbuluar dhe emrin Luigi di Maio, gjatë një mbledhjeje qeverie.

    Sipas komentuesve, ky mund të jetë një fiksim i Rikes, por edhe një realitet, nëse u referohemi historive të politikanëve italianë gjithmonë të komentuar për lidhjet in.time me modelet apo vajzat e ekranit.

    Në rastin e Rikes nuk është çudi, përderisa ajo mori famë të shpejtë në gjithë Italinë, si tifoja se.ksi e “Euro 2016”. Pasi fotot e saj dhe Irid Oxës me dekoltetë bombastike bënë xhiron e botës, Rike mori shumë ftesa për të qenë e ftuar në emisionet më të ndjekura të Italisë, ku flitej për sportin.

    Natyrisht që në ato panele përveç futbollistëve, mund të ketë tërhequr edhe vëmendjen e politikanëve që kanë po ashtu të njëjtin pasion, edhe për futbollin e femrat e bukura. Le të shohim nëse kjo është fantazia e Rikes që do të bëhet realitet, apo realiteti i një lidhjeje sekrete fantastike.

    Kujtojmë që Di Maio është konsideruar nga media si “Toyboy” i politikës italiane, referuar historisë së tij të dashurisë me Silvia Virgulti, eksperten e komunikimit, 10 vite më të madhe në moshë. Ndërkohë që për Silvian ka folur ai në media, duke mos e konsideruar aspak problem diferencën e moshës, për të flet Rike.

    Ish-lojtarja e “Big Brother” ndodhej në Shqipëri gjatë muajit mars, ku postoi fotot e para me bikini, ende pa u shpallur i hapur sezoni i ri turistik. Sa i përket karrierës në Itali, ajo tashmë i ka hyrë kinemasë, pasi ishte përzgjedhur në një nga akademitë më prestigjioze të kinemasë në Itali lidhur me aktrimin.

    Ajo është duke punuar me regjisorë të serialeve të famshme “Gomorra”, “Suburra” etj., të cilët e zgjodhën për projektet e tyre. Le të presim nëse mes saj dhe politikanit do të ketë një histori të denjë për t’u bërë film./panoramaplus