Rrëfimi i shqiptares nga Tetova: 17 vjeç më kanë marrë UFO-t, kam parë banorë të Diellit (VIDEO)

0
708

Shumë prej nesh janë të njohur me pretendime të ndryshme për fenomene paranormaIe, pavarësisht faktit nëse jemi skeptikë apo i besojmë. Për të folur pikërisht për këto fenomene paranormaIe, sa të vërteta janë, a bazohen ato në fakte shkencore dhe a ka një shpjegim real për to, të ftuar në programin “Rudina”, në Tv Klan, kanë qenë Alfred Cako, studiues dhe botues, Flora Xhemani, gazetare turizmi dhe Altin Bogdani, psikolog, studiues dhe botues.

“Fenomenet paranormaIe quhen të gjitha ato fenomene, të cilat nuk perceptohen nga arsyeja njerëzore. Ndarja midis fenomeneve paranormale dhe fenomeneve të zakonshme lidhet me atë që quhet ide racionale dhe ide iracionale. Perceptimi racional lidhet me faktin që çdo gjë e perceptojmë nëpërmjet shqisave dhe çdo gjë që shqisat nuk na e pranojnë, një pjesë e njerëzve, ata që nuk mendojnë me intuitë, janë të prirur që mos i besojnë këto lloj fenomenesh. Njeriu është i kufizuar shumë në perceptimin e realitetit dhe jo çdo gjë mund të shpjegohet përmes shkencës”, shprehet Alfred Cako.

Qenie të tilla si fa ntazmat, kafshët mi sterioze, gjithnjë kanë ndjekur ndërgjegjen tonë kolektive. Disa thonë se këto fenomene janë prodhime fiziologjike, të tjerë këmbëngulin se ato janë psikoIogjike.

“Unë kam pasur komunikim me një vajzë më ka marrë në Viber, nga një fshat i Tetovës, e cila thotë që jam rreth 42 vjeç, por ngjaj si 17 vjeç, sepse në moshën 17-vjeçare më kanë ardhur dhe më kanë rrë mbyer UFO-t. Më kanë folur shqip me një gjuhë pak të vështirë, por edhe e shkruajtur ishte pak e vështirë. Donte të bisedonte me mua, besoj se ti do më kuptosh, më tha. Vijnë më rrë mbejnë, tha, pothuajse vazhdimisht. Kam udhëtuar, më ka folur çfarë ndodh në planetët e tjerë, në diell. Kam udhëtuar në Diell, kam parë banorë të diellit, që ne i besojmë se ekzistojnë në disa kushte të veçanta. Thotë që babai më ka çuar tek hoxha, më ka rrahur hoxha, më ka mbështjellë me çarçaf. Unë vazhdimisht kam biseduar me atë, disa herë dhe më thotë që nëse dikush kërkon të takojë një jashtëtokësor, mjafton të jetë në një vend në periferi, në një kodër, mjafton ta kërkojë dhe atij personi do t’i shfaqen jashtëtokësorë”, tregon më tej Cako.

Gjithsesi, dukuri të tilla janë përfoIur shumë, duke krijuar a nxitur besime dhe teori të çdo lloji. Nga pikëpamja shkencore, këto përvoja janë edhe më të vë shtira për t’u kuptuar. Provat mungojnë, pasi fenomeni shfaqet në kushte k aotike, që e bëjnë studimin e tij në kohë reale pothuajse të pamundur. Prandaj edhe fenomene të këtij lloji quhen “paranormaI”, sepse ndodhin krahas ose paralelisht me ngjarjet normale ose reale.

Sipas të ftuarve, disa eksperienca paranormaIe janë lehtësisht të shpjegueshme, bazuar në veprimtarinë de fektoze të trurit.