Shqiptari në këmbë nga Rumania në Ukrainë për të takuar dashurinë e jetës

0
95

Kemi dëgjuar që dashuria të shtyn të bësh çmenduri, por guximi i një shqiptar nga Kosova tejkaluar të gjithçka që kemi dëgjuar deri më sot.

Për të qene afër njeriut që do, ai është nisur nga Kosova, ka shkuar drejt Rumanisë dhe me pas ka kaluar në mënyre ilegale kufirin ukrainas, ku mësohet se e priste njeriu i zemrës.

Megjithatë, fati nuk ka qenë në anën e tij, pasi është arre.stuar nga rojet kufitare në Ukrainë, ndërkohë që përpiqej të kalonte me vrap gardhin e kufirit.

Sipas raporteve në mediave ukrainase, 35-vjeçari mbante një pasaportë kosovare dhe u arr.estua 10 metra larg nga kufiri.

I pyetur nga policia, shqiptari ka thënë se ka shkuar në Ukrainë, për t’u takuar më një vajzë që jeton në Rivne, me të cilën është i dashuruar.

Ndërkohë 35-vjeçari ka kontaktuar me redaksinë e “JOQ.al”, duke bërë të ditur se ka ecur dy ditë në këmbë, vetëm e vetëm që të mund të takonte të dashurën.

Duke rrëfyer një pjesë të historisë, ai shprehet se:

Mirëmbrëma “Jeta Osht Qef”. Desha ta ndaj një tregim të madh që më ndodhi sonte, u nisa nga Kosova ne Rumani dhe nga Rumania tentova të hyj ilegalisht në Ukrainë pasi kam të dashurën.
Por me kapën, pasi kisha me vete një pasaportë të Kosovës tashme jam në paragurgim, ku me kanë premtuar qe do me dërgojnë te e dashura.

Ju them shqiptareve ta doni gruan, unë kam ecur 2 ditë në kembë sepse femra osht dashuri e madhe.