Të shpejtë e të fuqishëm, dalin pamjet e momentit kur 5 gra.bitësit lënë pistën (Video)

    0
    109

    Me ar.më në krahë, të shpejtë e të fuqishëm hapin dyert dhe në pak çaste lënë pistën e aeroportit të Rinasit për t’u arra.tisur me 10 milionë euro. Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për “BalkanWeb” videon e momentit të daljes nga aeroporti të gra.bitësve, i vetmi moment ku duket qartë që janë 5 gra.bitës dhe jo 4 siç u raportua fillimisht. Një prej tyre është në timon, katër të tjerët janë jashtë. Personat më të kërkuar për momentin në Shqipëri duken trupa të përgatitur fizikisht dhe të gjatë.

    Janë tre që përpiqen të hapin derën fillimisht, ndërsa njëri qëndron anash furgonit duke ruajtur. Më pas Admir Murataj, i vetmi me këmishë bojëqielli futet përpara me shoferin, ndërsa tre të tjerët pas nga dera me shinë e mjetit. Admir Murataj siç dallohet qartë është i veshur ndryshe nga gra.bitësit e tjerë dhe kjo dëshmon sipas hetuesve se ai është lideri. Ndonëse dera nuk është hapur mirë, shoferi rrit shpejtësinë dhe e hap me forcë me mjet. Gra.bitësit që janë jashtë automjetit duken të katërt të ar.matosur dhe nuk i lëshojnë ar.mët për asnjë moment.

    Gra.bitja ndodhi në orën 15:00 të së martës, kur thasët me para sapo ishin ngarkuar në një avion që do të udhëtonte drejt Austrisë, ku ishin edhe 160 pasagjerë. Grabitësit hynë në pistë, morën paratë në barkun e avionit dhe u larguan drejt Fushë-Krujës. Rrugës pati përp.lasje me a.rmë me policinë.

    Gra.bitësit hodhën gra.nata dhe qëIIuan me kall.ashnikovë drejt furgonit të FNSH. Gjatë përpIasjes me ar.më mbeti i vr.arë 42-vjeçari Admir Murataj, i cili ishte në kërkim si i aku.zuar për gra.bitje të tjera dhe i arra.tisur nga bur.gjet greke. Identifikimi i tij ishte i vështirë pasi Murataj i ishte nënshtruar disa ndërhyrjeve kiru.rgjikale për të ndryshuar pamjen e për t’i shpëtuar kështu policisë. Katër bashkëpunëtorët e tij janë ende në kërkim nga policia.

    Pamjet janë në duart e prokurorëve të Kr.imeve të Rënda dhe po analizohen me qëllim zbardhjen e dinamikës së kri.mit dhe identifikimin e autorëve të tjerë të gra.bitjes së 10 mln eurove.