Tjetër rekord nga shqiptarët, ja cili është shteti që po mësyhet kohët e fundit

0
681
CopyAMP code
CopyAMP code

Shqiptarët th yejnë një tjetër rekord, sa i takon fenomenit të emigrimit. Këtë herë, rekordi është shënuar në Irlandën e largët, ku shqiptarët mbajnë stafetën e listës së personave që u është refuzuar hyrja në territor.

Këto të dhëna janë publikuar nga gazeta The Journal.ie dhe përfshijnë vetëm refuzimet në kufirin brenda aeroportit.

Kështu, në artikull shkruhet se nga 3500 refuzime të emigrantëve që janë ndaluar të kalojnë kufirin, 487 u janë dhënë shtetasve shqiptarë, të ndjekur nga brazilianët (459), gjeorgjianët (365), kurse më larg gjenden bolivianët dhe afrikanët jugorë.