U akuzua për kontrata shumë milionëshe për lobim në SHBA, Lulzim Basha merr vendimin e papritur

    0
    109

    Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha eshte thirrur sot (21 mars) në Prokurorinë e Tiranës lidhur me kontratat e lobimit të Partisë Demokratike në SHBA para dhe gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 2017.

    Por ish deputeti demokratik nuk është paraqitur në Prokurori.

    Basha e ka konsideruar kërkesën e paraqitjes “si të panevojshme, të pambështetur në ligj dhe të pa mbështetur në asnjë standard profesional dhe etik të hetimit”.

    “Unë dhe asnjë drejtues tjetër i Partisë Demokratike nuk jemi marrë nën hetim dhe nuk jemi të pandehur në asnjë hetim, arsye për të cilën nuk kemi ka nevojë të informohemi dhe prokuroria nuk ka asnjë detyrim të informojë për të dhënat e verifikimeve që po bën,”-tha Basha në letrën drejtuar Prokurorisë.

    Kreu demokrat akuzoi Prokurorinë se kërkesa është bërë për shërbime propagandistike politike dhe jo për qëllime hetimore. Ndërsa i kërkoi të distancohet menjëherë nga qëndrime me prapavijë politike, si dhe të marrë të gjitha masat për të ndaluar në të ardhmen çdo lloj përdorimi për qëllime politike të hetimi.

    “Fakti që një ftesë e tillë vjen 6 muaj pasi ju e keni marrë informacionin në fjalë dhe në një kohë kur ka filluar një fushatë keqinformimi me natyrën dhe ecurinë e hetimit në fjalë, na bën të mendojmë se veprimi juaj është bërë jo për qëllime hetimore, por për shërbime propagandistike politike,”-shtoi ai.