Emisioni “Në kurthin e Piter Pan’ është një ndër emisionet më të ndjekur në Shqipëri.

Një emision i dedikuar plotësisht fëmijëve dhe pyetjeve që ata mund tu bëjnë të ftuarve VIP.

Ata bëjnë rolin e gazetarit dhe marrin në pyetje të ftuarit, të cilët shpesh herë vihen në pozitë nga pyetjet e drejtpërdrejta të fëmijëve.

Pjesë e fëmijëve te emisioni është edhe Vivien, vajza e ish-missit shqiptar, Valbona Selimllari.

Në një moment ajo ka kritikuar Alketën duke i thënë që të hedhësh letrat ashtu është gabim. E ndërsa Alketa i është përgjigjur:

‘Kur isha e vogël luaja me letrat sikur ishin top futbolli. Dhe kur mbaroj me skenarin bëj të njëjtën gjë. Më falni për mungesën por atje ka një kosh, është një vajzë që kujdeset, op (hedh letrën me këmbë) dhe e merr një gocë dhe e çon aty tek vendi’./L.M-tej.al