Ήοroskoρi ditor për sot, e Martë 31 Janar 2023

Dashi:
Yjet janë intriguese për dashurinë, nëse keni takuar së fundmi një person interesant, mos e lini të largohet. Në punë shtyjini për të mërkurën detyrat me përgjegjësi më të madhe.

Demi
Në dashuri ka pak konfuzion, jeni të sigurt që interesi është reciprok edhe nga ana tjetër? Në punë, lodhja ndihet, përpiquni të qëndroni të qetë dhe të relaksuar.

Binjakët
Qiell interesant për dashurinë, nëse jeni në çift prej disa kohësh, ka të ngjarë që nga pranvera të arrini të vendosni në “tavë” një projekt të rëndësishëm. Në punë kushtojini vëmendje mosmarrëveshjeve me shefat.

Gaforrja
Këtë të martë, është një qiell që fton maturi, nëse ka pasur ndonjë mosmarrëveshje me partnerin/en tuaj, është më mirë të mos nxisni polemika. Në punë, profesionistët e lirë do të kenë një marzh fitimi më të madh.

Luani
Qielli është intrigues për dashurinë, por kujdes mos u kapni në dy kunguj se sqetulla vetëm një mban! Në punë do të dëshironit të ndryshoni dhe të përfshiheni, por përpiquni të mos merrni vendime të nxituara.

Virgjëresha
Ky qiell është i bukur për ndjenjat! Nëse jeni beqarë do të bëni mirë të shikoni përreth, ndërsa nëse keni një person në zemër mos hezitoni të dilni përpara. Në punë, diçka po lëviz, ka një frymë të re.

Peshorja
Nëse kohët e fundit keni takuar një person të mirë, mos e lini të largohet, emocione të reja janë në rrugë e sipër. Në punë, mos nxitni debate me kolegët, janë të kota.

Akrepi
Ky qiell është i bukur për çiftet, nga tani deri në pranverë një projekt i rëndësishëm mund të fillojë të marrë formë. Në punë mos hidhni hapa të nxituar, por peshoni mirë çdo zgjedhje.

Shigjetari
Qielli është interesant për dashurinë, mos u mbyllni në shtëpi! Një miqësi mund të rezultojë të jetë diçka më shumë. Në punë favorizohen profesionistët e lirë.

Bricjapi
Në dashuri është momenti i duhur për të nisur një projekt të rëndësishëm, favorizohen çiftet që mendojnë të zgjerojnë familjen. Në punë angazhimi juaj do të shpërblehet dhe kënaqësia nuk do mungojë.

Ujori
Qiell interesant për zemrat e vetmuara, përpiquni të zgjeroni rrethin e kontakteve tuaja! Në punë favorizohen kontaktet me qytete të tjera.

Peshqit
Në dashuri nevojitet qartësi më e madhe. Nëse jeni të interesuar për dikë pse nuk dilni hapur? Lajmet që vijnë në punë janë të mira, kërkesa juaj mund të pranohet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *