Lajme

Αh e shkretα la pas tre fëmίjë si drita. Ja kush është gruαja që e vrαu burrί

Publikohet per here te pare foto e Liljana Buzo 54-vjeç e cila mbeti viktimë e burrit te saj Koço Buzo.

E ndjera është qëlluar me breshëri  sapo doli nga gjykata e Elbasanit ku po zhvillonte një seancë për divorcin që kishte nisur me personin që i  mori jetën pasditen e sotme.

Ndërkohë policia ka mundur që të vërë në pranga autorin e krimit 58-vjeçarin Koço Buzo.

Ky i fundit plagosi gjithashtu edhe dy persona të tjerë për të cilët thuhet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se viktima ka lënë pas tre fëmijë, një vajzë 26-vjeçare si dhe dy djem, 20 dhe 18-vjeçar.