Atëherë kur ëndrrat e Jolandës ishin bërë thuajse realitet, me një bashkëshort që e kishte zgjedhur vetë dhe dy fëmijë si fryt i dashurisë, ajo zbulon faktin tronditës në një mënyrë të pa imagjinueshme.
E dashura e bashkëshortit i dërgon fotot “live” nga një shtet tjetër, si një mesazh se ajo martësë kishte përfunduar.
“Unë vij nga Lezha, u njoha me një djalë nga Maqedonia, u fejuam, u martuam çdo gjë në rregull. Një jetë shumë të lumtur, linda edhe dy djemtë.
Bashkëshorti u njoh përmes rrjeteve sociale me një serbe që jeton në Kroaci dhe i komentonte në çdo foto të tij. Durova disa ditë, bëja sikur nuk dija gjë, por ai u largua, rrinte i mërzitur.
Në shtëpi nuk vinte fare, qëndronte tek hoteli, unë qaja natë e ditë, nuk dija çfarë të bëja. Një natë më merr në telefon dhe më thotë zbrit poshtë dhe më bëj valixhen gati se do iki në Gjermani për punë,
se merrej me tregti makinash. Serbja më dërgon foto që ishin bashkë duke kaluar bukur në një resort në Turqi.
Kur i pash fotot ngela pa fjalë, nisa të bërtisja, të qaja, se si më gënjeu. Më pas më mori në telefon, por ai nuk dinte gjë që kisha parë fotot dhe më thotë: “Zemër, çfarë po bën?”
Pasi i tregova vjehrrës dhe të gjithëve, sapo u kthye i thashë ti ke qenë me serben dhe ai e mohoi, duke u betuar për fëmijët. Ajo ishte gjëja më e dhimbshme… ti nuk je më burri im. Kur pa fotot nuk u kthye më në shtëpi.
Unë qëndrova disa ditë dhe më filloi tensioni i lartë. Kurrë nuk e harroj që merrja djalin natën nëpër borë, ikja tek hoteli dhe kontrolloja për atë, shikoja ku rrinte.
Ai vinte më sillte rrobat dhe thoshte që atë e kam për jetë luksi dhe e dua, madje më kalonte edhe atë në telefon disa herë”, tregon Jolanda.
Jolanda tregon që të gjitha vështirësitë i ka kaluar me djalin e madh dhe familjen e saj. Babai i ka vde.kur dhe në atë periudhë edhe nëna ishte e shtruar në spital nga zemra. Vëllai i saj, teksa ishin vetëm në shtëpi kishte blerë fotoksinë dhe vd.iq pranë motrës.
Sa shkova në Maqedoni më vjen lajmi që më vd.iq nëna dhe u ktheva përsëri, mbeta e vetme edhe në Lezhë dhe atje. Kur u ktheva tentova të vrisja veten dhe rashë pa ndjenja, por zoti më shpëtoi. Më mbuluan me batanije vjehrra me burrin, më kujtuan të vde.kur, ndërsa djemtë qanin.
Por u zgjova pas disa orësh dhe nuk lëvizja dot, me vështirësi mora telefonin dhe thirra ambulancën. Kur vjen ambulanca vjehrra i thotë nuk kemi njeri të sëmurë. Bashkëshorti iku tek ajo tjetra dhe erdhi pasdite për të ngrënë tek ne.
Edhe më thotë djalin e madh mbaje ti, ndërsa të voglit i jep 300 Euro dhe i thotë të rrinte atje me atë. Ai iku nga makina e tij me lot në sy, i hodhi lekët dhe erdhi me ne në autobus. U ktheva në Lezhë, por atje nuk kisha asnjë dhe qëndrova tek vëllai tjetër. Fëmijët nuk duan të flasin me të atin.
Ai tani ka një vajzë me serben, kanë pesë vite pa u takuar, por unë e marr në telefon që mos të shkëputen. Sot dy fëmijët i kam thirrur që t’i them, se unë do jem pranë tyre me gjithë fuqinë e zemrës dhe shpirtit deri në fund të jetës.
E rëndësishme është të ecësh përpara, pavarësisht vështirësive dhe Jolanda e ka bërë megjithëse krejt e vetme. Ajo dhe fëmijët i kanë dhënë forcë njëri-tjetrit në kohërat më të vështira. Nuk është e vështirë të bëhesh prind, por të dish të sillesh si i tillë. Kjo nënë meriton respekt për sakrificat e saj.