/“Βerisha financohet nga Pυtini”, Balla për protestën e 12 nëntorit: Hall personal i Saliut, shumë shpejt “non grata” edhe nga BE

“Βerisha financohet nga Pυtini”, Balla për protestën e 12 nëntorit: Hall personal i Saliut, shumë shpejt “non grata” edhe nga BE

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, deklaroi se shqiptarët nuk e besojnë më  Sali Berishën i cili sipas tij merr finacime ruse.

Këtë deklaratë Balla e bëri gjatë festës së ullirit në Roskovec.  I pyetur në lidhje me prostestën e 12 nëntorit, të  thirrur nga PD, deputeti socialist tha se protesta s’ka të bëjë me ekonominë e familjeve shqiptare, por me hallin personal Berishës, i shpallur “non grata” në SHBA.

Ai shtoi se shumë shpejt Berisha do të shpallet “non grata” edhe nga BE.

“Unë jam në një prej pikave më piktoreske në vend, në fshatin Kujan të Roskovecit, ku bëhet  festa e ullirit. Është vit I mbarë për bujqësinë, ajo që më shqetëson më shumë është gjetja e tregjeve të reja për sasinë e madhe që kemi këtë vit të vajit të ullirit. Qeveria do të bëjë gjithçka për fermerët, për të gjetur tregje.

Të mos harrojmë jemi në luftë, lufta është në Ukrainë me tanke, por në Shqipëri apo në vende të tjera të Europës ka prekur të ardhurat e çdo familje. Qeveria jonë po kujdeset për çdo familje, si për shembull energjia, që do e mbajmë me të njëjtin çmim si përpara luftës. Qeveria mbështet pensionistët, administratën.

Për mua është e vonuar protesta e aleatit të Putin në Shqipëri, Sali berishës, sepse rublat e Rusisë sponsorizojnë aleancën Berisha-Meta. Janë rublat ato që nxisin këtë lloj qasje, gjithë bota është ën luftë me Putin, ndërsa Saliu i del në krah. Protesta s’ka të bëjë me ekonominë e familjeve shqiptare, por me hallin personal të Sali Berishës, i shpallur non grata në SHBA dhe mos u habisni shumë shpejt mund të shpallet non grata dhe nga vendet e BE-së”, u shpreh Balla.