/Ε rëndë, bυrri lγen gruan me aΙkool dhe i vë fΙakën

Ε rëndë, bυrri lγen gruan me aΙkool dhe i vë fΙakën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një burrë i vuri flakën gruas së tij pasi i hodhi asaj lëng të ndezshëm, dyshohet alkool.

Ngjarja ka ndodhur në Montecorvino Pugliano, një qytet i vogël italian. Episodi daton në natën mes të hënës dhe të martës, por është bërë me dije vetëm pasditen e sotme, sipas medieve italiane.

Edhe kjo histori dhune dhe abuzimi kishte si sfond muret e brendshme.

Në kulmin e një mosmarrëveshjeje me bashkëshorten e tij, 51-vjeçare, burri nuk ka mundur të përmbahet dhe pasi i ka hedhur gruas lëng të ndezshëm me çakmak, i ka vënë flakën.

Viktima, edhe pse e përfshirë nga flakët, ka arritur të hapë derën e shtëpisë dhe të thërrasë për ndihmë. Disa fqinjë i erdhën në ndihmë të cilët gjithashtu thirrën ambulancën.

Disa orë më vonë, mjekët urdhëruan transferimin e saj në Qendrën e Djegieve Cardarelli.

Ajo ka djegie në të gjithë trupin, por gjendja e saj është e stabilizuar.

Ndërkohë karabinierët, kanë arrestuar bashkëshortin.