/Ηαbit me deklaratën grυαja muslimane: Lejova b.υrrin të m.artohej sërish, i meriton edhe dy gra të tjera

Ηαbit me deklaratën grυαja muslimane: Lejova b.υrrin të m.artohej sërish, i meriton edhe dy gra të tjera

“Martesa e përkohshme dhe tradhtia”, ishte tema për këtë javë në emisionin “Kojshia Show”, ku e ftuar ishte Ikballe Huduti. Kjo e fundit, kohë më parë është bërë hit nëpër rrjetet sociale me deklaratën e saj për “martesat e përkohshme”, për të cilat thotë se janë të lejuara sipas islamit.

Madje, ajo në këtë emision ka ndarë edhe një përvojë personale sa i përket martesave të tilla, së përkohshme, ku tregon se burrit të saj, ajo vet i kishte gjetur edhe dy gra.

“Unë burrit tim, i kam ispatë (dëshmitare), dy gra janë, njëra është doktoreshë në Gjakovë dhe një tjetër ekonomiste e ndarë me një fëmijë, pastaj pas ofertës time me e martu burrin tim me të dytën grua, kjo ekonomistja me një fëmijë kthehet te i njëjti burrë dhe ia bën edhe gjashtë fëmijë. Ndërsa unë si grua myslimane që e besoj Kuranin dhe e pasoj Ehli Bejtin, unë brengosem për çështjet e moralit në shoqëri. Kjo doktoresha, ka pasur një martesë të shkurtër nja 7-8 muaj dhe e pash që është e mërzitur, mirëpo grua tepër inteligjente. Unë shumë e zënë, e burrin e kam që jo një grua, jo vetëm mua që më meriton, por i meriton edhe dy gra tjera. Por, burrat e sotshëm, besoni se nuk i meritojnë as ato gra”, ka thënë Huduti.

Deklarata e saj ka nxitur shume reagime ne rrjet dhe me dhjetëra person kanë kane komentuar duke qenë se poligamia ka qenë një teme e diskutuar në media kohët e fundit.

Ikballa ishte sot në një lidhje “Skype” me emisionin “Shqipëra Live”, ku u shpreh se duhej ta thoshte kohë më parë këtë deklaratë, kur burri i saj kishte një martesë të përkohshme për dy vjet.

“Ishte koha që të tregoj vetëm një informacion që për disa është e çuditshme, për ne që jemi të besimit islam e kuptojmë. E lejon burrin për një tjetër martesë, nuk e obligon që të ketë. Falë Zotit nuk e bëjnë shumë, se do ishte një tollovi në shoqëri.

Burri im ka pasur një martesë të përkohshme kur ishte i martuar me mua. Martesa është bashkimi i dy gjinive për të krijuar familje. Martesa tradicionale është e njohur. Por martesat afatshkurtra, të përkohshme, janë martesa të cilat janë urdhër, normë kuranore”, tha Ikballa.

Pjesë nga intervista:

Pse ishte e nevojshme që burri të kishte një martesë të përkohshme?

Duke parë se statusi im në martesën afatgjatë ka një vlerë edhe sociale, edhe familjare, unë isha shumë e kënaqur.

Por nga aspekti intelektual kisha nevojë të dilja jashtë shtetit për të studiuar. Ne jetojmë për islamin dhe nuk doja ti bëja burrit një padrejtësi. Të rrijë një burrë 3 muaj pa kryer marrëdhënie ishte një absurditet, dhe ai nuk e kishte të drejtën që të më ndalonte të studioja.

Unë ose duhej ta detyroja që të agjëronte për të ulur epshin e tij, nevojën për të pasur një të dashur, ose të lidhej në fshehtësi e të bënte kurvëri. Unë pranova të martohej me një grua tjetër. Zoti ja kaluar një gjë të tillë, edhe unë i thashë, u morëm vesh. Ishte marrëveshje.

Edhe gratë kanë nevojat e tyre. që të tre e dinim situatën. Nëse gruaja e parë nuk e miraton martesën e dytë, atëherë nuk është e vlefshme. Atëherë quhet kurvëri.

Po ju vetë nuk kishit nevojë për marrëdhënie?

Nevojat biologjike janë të nevojshme te të gjithë. Nuk ishte e rëndësishme nevoja biologjike se sa morali i burrit tim. Ne i menaxhojmë, unë isha në hulumtimin e besimit tim se isha në dyshime. Unë shkoja në studime për 1 muaj, prapë isha gruaja e burrit tim.

Njeriu mund të gabojë edhe nuk doja që burri im të mëkatonte. Masturbimi në fenë islame është i ndaluar rreptësishtë dhe nuk doja që burri im të mëkatonte për fajin tim

Pse ai ka nevojë për një grua dhe ti jo për një burrë tjetër?

Krejt është puna e menaxhimit të ndjenjave tona dhe përkushtimit te puna. Burrat kanë lloj-lloj epshesh. Burrat janë më të ngacmuar nga bukuria, brishtësia, gratë e njoma si krijesa. Ata janë gjahtar dhe ne jemi gjithmonë preha e tyre e ëmbël.

Unë kur shoh një zonjë të bukur, të mirë, lakmoj e them ;sa bukur’, jo më meshkujt.

Doja të zgjaste kjo martesë, kam dy djem dhe një vajzë, doja që vajza ime të kishte një motër