/Ηabit me dekΙaratën Albano Bogdo, rrëfen arsγen e ndarjes: Kam fjetur me shoqet e të dαshυrës, ishte mrekυlli!

Ηabit me dekΙaratën Albano Bogdo, rrëfen arsγen e ndarjes: Kam fjetur me shoqet e të dαshυrës, ishte mrekυlli!

Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo ka habitur me deklaratën e tij teksa pranoi se ka tradhtuar partneret me shoqet e tyre.

Ai u shpreh se “vdes për shoqet e të dashurës” dhe momentet me to kanë qenë një mrekulli, duke mos treguar aspak pendesë për tradhtinë e tij.

“Edhe nëse do ta zbulonte më plasi tr*pi mua, nuk do vrasim veten, vetë ka ardhur se kam marrë me zor”, thotë Albano Bogdo në një intervistë për “RTV Ora”.

Aktori rrëfeu edhe arsyet e ndarjes nga e dashuria e tij e jetës, duke theksuar se i ka dhënë fjalën që nuk do kthehen më bashkë.

Albano Bogdo: “Dashuria e jetës sime nuk është e martuar, është beqare e kam gjetur dhe e kam humbur. S’do e marr më mbrapsht se i kam dhënë fjalën. Është muhabet i kotë, ishalla martohet, i uroj më të mirën me shpirt. Nuk është ego, mendoj që nuk jam mjaftueshëm i mirë për të, që është dashuria e jetës sime.

Nuk të gjithë këllqe që ta pranojnë dhe t’ia thonë në sy t’i meriton shumë shumë se unë, jo për justifikim, se këtë ia kam thënë 100 herë unë gocave me të cilat nuk doja të rrija, por që “ik se do të ndryshojë jeta për mirë”. E dua aq shumë, por jam i pandryshueshëm, e di si jam. Nuk e bën dot ullirin rrap, është pamundur, nuk mund të ndryshosh. Janë shumë gjëra më të thella, me mënyrën se si unë jam si njeri. Se kam problem fare të jem beqare, edhe ta mbyll beqar, mund të adoptojë një fëmijë kështu që se kam problem hiç”

Cili është defekti yt më i madh si partner?

Albano Bogdo: “Vdes për shoqet e të dashurës. Mbaroj”,

Mos më thuaj që e ke bërë këtë gabim?

Albano Bogdo: “Po gabim mund të duket ty, por për mua ka qenë një mrekulli, nuk di si ta përshkruaj. Ti mendon se është gabim të vdesësh për shoqet e të dashurës, për mua ka qenë një mrekulli. Në fakte, jo në mendje”

E mori vesh e dashura

Albano Bogdo: Ti nuk e di për kë e kam fjalën unë, as ajo nuk ka nga ta dijë. Edhe nëse do ta zbulonte më plasi tr*pi mua, nuk do vrasim veten, vetë ka ardhur se kam marrë me zor.

Ndarja nga partnerja pak muaj pasi i propozoi për martesë

Aktori i humorit ka qenë një romanë me Jonida Sanço, por çifti u ndanë vetëm gjashtë muaj pasi ai propozoi martesë partneres së tij.

Albano Bogdo fshiu fotot me partneren në rrjetin social, duke konfirmuar fundin e marrëdhënies.

I ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”, ku u pyet nga fëmijët për shumë aspekte të jetës së tij, ai vendosi të zbulonte disa detaje sekrete nga jeta e tij.

Në një rrëfim ndryshe, aktori i humorit tregoi historinë e veçantë të njohjes me Jonida Sanço: “Partneren time ma prezantoi motra e saj, e cila ishte shoqja ime e ngushtë. Ajo, duke ditur shijet e mia për vajzat, më prezantoi motrën, të cilën e propozova më vonë”.

Po si i kishte propozuar partneres për martesë? Albano tha se iu desh të shtirej sikur i kishte harruar ditëlindjen, pasi kishte një plan surprizë dhe shumë të bukur për të dashurën.

“Ishte ditëlindja e saj dhe unë qëllimisht nuk i bërë asnjë surprizë, as kur vajti ora 12:00, nuk isha në shtëpi. Bëra sikur e harrova, sinqerisht ia prisha ditëlindjen! Të nesërmen, dolëm për darkë bashkë me mamatë tona. Kur u kthyem në shtëpi, unë po i kërkoja falje që nuk ia mbajta mend ditëlindjen dhe i thashë: ‘Do të të ulem në gjunjë që të më falësh?’. ‘Po, ulu dhe më kërko falje’, më tha ajo. U ula në gjunjë dhe nxora unazën. Ajo e pa dhe pyeti: ‘Po kjo ç’është?’. Dhurata për ditëlindjen është dhurata ime për të gjithë jetën…”, tregoi Albano.

Ndër të tjera ai u shpreh se jetonte me Jonidën në shtëpinë e prindërve të saj dhe se jeta e tij tashmë ishte stabilizuar. Aktori i njohur i humorit vite më parë rrëfeu varësinë e tij nga alkooli dhe problemet me ankthin, që ka ndikuar jo pak dhe në jetën e tij private.

“Për rreth 3 vjet e gjysmë jam kuruar dhe vazhdoj të kurohem se më zë ankthi. Unë, që t’i bija shkurt, zgjodha pijen dhe jetën e shfrenuar. Pija dy shishe alkool në ditë dhe kjo zgjati afro një vit e gjysmë-dy vjet. Tani më duket se më ka zënë mallkimi i 300-400 njerëzve që kam lënduar!”, u shpreh Albano, i cili shtoi se për shkak të këtyre problemeve, u nda edhe nga e fejuara para se të lidhej me Jonidën.

I përballur me divorcin e prindërve që në moshë të vogël, aktori ka treguar se ka kaluar shumë sfida në jetë. Atij i duhej të ishte shtylla e shtëpisë dhe për këtë ka kryer punë nga më të rëndomtat për të siguruar të ardhura për familjen.

“Unë vij nga një familje e vuajtur dhe nuk e kam patur luksin të bëj shumë gabime. E kam vuajtur divorcin e prindërve shpirtërisht por s’e kam lënë të më ndikojë në jetë. Mblodha mendjen, pavarësisht se kam qenë i vogël, 12 vjeç. Në këto raste, kur të divorcohen prindërit pret që të të mbështesin. Dhe të gjithë më thonin je kollona e shtëpisë, je burri i shtëpisë. Unë tri herë kisha dalë nga shtëpia. Kam qenë nga këtë fëmijët humbameno, më rrihnin të gjithë. Fillova papritur dola punoja, ndihmës banakier, ndihmës kamarier. Shisja banane, akullore, nga këto punët e rëndomta që mund të gjesh”, është shprehur Albano Bogdo.

Ndërsa në lidhje me hyrjen në botën e televizionit si aktor humori, ai ka treguar se regjisori Altin Basha, pas disa audicioneve në “Portokalli”, i tha se nuk bënte për atë punë, por nuk vonoi dhe me një audicion të vetëm në “Apartamenti 2 XL”, ia mbushi mendjen Turjan Hyskës se ishte spontan dhe i lindur për skenën.