Lajme

Ηapet spitαli që ndërtuan tυrqit në Fier/ Vjen mesαzhi i madh: Jemi gati t’u shërbejmë qytetαrëve!

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një video nga Spitali Memorial i Fierit, i cili është ndërtuar me donacione të dhëna nga Turqia.

Në videon e postuar nga Rama në Facebook, pjesëtarë të skuadrës shqiptaro-turke

janë shprehur të lumtur që janë pjesë e strukturës së këtij spitali, për t’iu shërbyer të gjithë banorëve të jugut të vendit.

Rama tregon gjithashtu se spitali hap sot dyert për fazën e parë në shërbim të qytetarëve.

“MIRËMËNGJES
dhe me disa nga pjesëtarët e skuadrës shqiptaro-turke në Spitalin Rajonal Memorial të Fierit,

që sot hap dyert për fazën e parë në shërbim të qytetarëve, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.