December 1, 2023
Lajme

Ηetonte vrasjet dhe trafikun e drogës, vritet ρrokurori i njohυr

Édgar Escobar Zambrano, një prokuror i njohur në Guayaquil, Ekuador, është vrarë mëngjesin e të hënës në qendër të qytetit. Ai kishte shkuar te këpucari për të lyer këpucët, kur ka parë dy autorët e armatosur që po i afroheshin.

Prokurori Zambrano është përpjekur të largohet por nuk ju ka shpëtuar dot plumbave, duke ndërruar jetë në vend.

Autorët u larguan menjëherë me motor por policia ju vu në ndjekje dhe të dy u kapën, siç shihet dhe në pamjet e shpërndarë nga mediat vendase.

Paraprakisht u bë e ditur se të arrestuarit janë 19 dhe 16 vjeç. Édgar Escobar Zambrano ishte prokuror i Njësisë së Personave dhe Garancive të Guayaquil dhe njëkohësisht jepte dhe mësim në Universitet.

Qyteti-port i Guajakilit, konsiderohet kryeqendra e trafikut të drogës, ku një rol mjaft dominant luan dhe mafia shqiptare në bashkëpunim me kartelet meksikane apo kolumbiane.

Vitet e fundit, disa shqiptarë janë ekzekutuar për kontrollin e trafikut të drogës.

Prokurori i vrarë gjatë gjithë karrierës së tij ai ishte marrë me raste të ndjeshme vrasjesh, organizata të trafikut të drogës, informacione të rreme, grabitje e të tjera. Këtë vit ai ishte prokuror i Njësisë së Personave dhe Garancive të Guayaquil.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *