Ηiqej si zjαrrfikës vullnetar, αrrestohet “piromani” 43-vjeçar që u vinte fΙakën pyjeve në Greqi
Një 43-vjeçar është vendosur në prangat e policisë greke, për zjarrvënie të qëllimshme në zonën e Kryenorit.
Pavarësisht se merrte pjesë në aksionet e shuarjes së flakëve, si vullnetar dhe hiqej si drejtues autobuzi ai nuk i shpëtoi prangave.
Teksa ai bënte sikur ndihmonte shuarjen e zjarrit, prapa tij, gjendeshin papritur vatra të reja.
Këto nxitën më shumë dyshimet e autoriteteve, që vendosën që të arrestonin burrin.
43-vjeçari akuzohet se ka vendosur me qëllim zjarrin në një pyll, që u përhap më pas në një dendësi më të madhe, duke shkaktuar mijëra ha tokë të djegur.
Policia pas arrestimit i ka shtrirë kontrollet në shtëpinë e 43-vjeçarit ku ka gjetur çakmakë dhe mjete të tjera që përdoreshin për djegie.