/Ηistoria e ‘Vendit të mirë’ në Lushnje kur nuk del radha. Gazetarja: ‘Pritëm 5 orë. Zonja komunikonte me shρirtin e vëllait të υdekur’!

Ηistoria e ‘Vendit të mirë’ në Lushnje kur nuk del radha. Gazetarja: ‘Pritëm 5 orë. Zonja komunikonte me shρirtin e vëllait të υdekur’!

Lushnje- Një pjesë e mirë e shqiptarëve besojnë në bestytni, fallxhore dhe të ashtëquajtura ‘Vende të Mira’. Ata që i administrojnë nxjerrin përfitime të mëdha.

“Shqipëria Live” ka ndjekur nga afër se si burra, gra apo fëmijë kanë marre rrugën drejtë Karbunarës së Lushnjes me shpresën se Mira, gruaja që komunikon me shpirtin e vëllait të vdekur do i japë zgjidhe problemeve të tyre.

Ata janë persona që vijnë rregullisht dhe betohen se Mira, siç ka emrin i ka bërë mirë halleve të tyre, por ku qëndron misteri?

Ema Shazivari është gazetarja që shkoi me kamerë të fshehtë te vendi i mirë në Lushnjë. Duke treguar për “Shqipëria Live”, ajo u tha se qytetarët prisnin në radhë që në 5 të mëngjesit.

“Ne shkuan në orën 9 të mëngjesit. Nuk e dinim se mund të prisnim 5 orë”, tha gazetarja.

Pjesë nga intervista:

Si kryhej procedura e shërimit apo ndërlidhjes?

Në fakt, aty ishin 20 persona në një dhomë. Problemet i tregonin të gjithë. Ishin 5 persona në fillim që thoshin problemet e tyre dhe preknin varrin.

Kishte momente, dy studente pa i pyetur u tha se kush ka fituar këtë degë dhe kush këtë. Ajo nuk merrte para, ndryshe si bëjnë të tjerët. Unë nuk kam lënë asnjë lek.

Njerëzit shkonin aty dhe gjenin shpëtim. Për atë çfarë më rrëfyen mua ishin ‘raste mrekullie’.

Një zonjë kishte vajzën 1 muaj e gjysmë dhe po vdiste, ka shkuar tek ai varri dhe ka shpëtuar dhe nuk është sëmurë më.

Varri i kujt është?

I zonjës aty, zonjës që flet me shpirtin. Ti merr sheqer në fillim dhe një zonjë të jep një numër për të pritur në radhë. Mira është ajo që flet me vëllain e vdekur.

Sa kohë kishte se merrej me këtë?

Ka shumë vite

Si ka mbetur ky varr brenda në shtëpi?

Shpirti i dilte në ëndërr zonjës dhe i ka thënë që do bënte një vend ku njerëzit të shkonin aty për të ndodhur gjëra të mira