Lajme

Νami në Elbasan? Pοlicia shkοn me υrgjencë në qεndrën e nυmërimit (video)

Policia ka shkuar menjëherë në KZAZ nr. 47 në Elbasan për shkak të zhurmës dhe probl emeve të mëdha që shkaktojnë

një grumbull i madh njerëzish pranë vendeve të numërimit, lodhjes disa orëshe tashmë të numëruesve, KZAZ ka kërkuar ndihmën e policisë.

Menjëherë u dha urdhër çdo person është urdhëruar që të ulet në vendin e tij për të ruajtur qetësinë dhe asnjë person që nuk ka autorizim nuk do të qëndrojë në ambientet e KZAZ.

Policia po kontrollon të gjithë të pranishmit në ambjentet e pallatit të sportit për dokumentacioni përkatës,

dhe po largon prej aty të gjithë personat që nuk e kanë një dokumentacion të tillë.

Ndërkohë, shefi i ekipit të shqiponjave i bën thirrje të gjithë të pranishmëve që të ruajnë qetësinë.

Personat që janë pa dokumentin e nevojshëm apo autorizim për të qëndruar në ato ambjente iu bë thirrje që të largohen, në të kundërt policia do të duhet të ndërhyjë me masa të tjera.


Video Player