December 3, 2023
Lajme

Ραrtia e Lirisë si Ιija e majmυnit

Lefter Koka, Alqi Bllako dhe 113 drejtorë të LSI, që përfunduan në burg e me sekuestro pasurie, por edhe ata që janë thirrur nga SPAK kohët e fundit, Ilir Metaj e Monika Kryemadhi i “infektuan” me virusin e tyre të hajdutërisë, duke i përdorur për t’u çuar thasët me miliona në Lalz, pastaj i braktisën, mohuan dhe i etiketuan si hajdutë të PD e PS

Partia e çiftit Metaj- Kryemadhi, doli si virus dhe iku nga PS bashkë me bartësit e saj, pastaj u bë epidemi “hajdutësh” dhe e tillë vazhdoi për 18 vite, duke gjetur mjedis zhvillimi në “trupin” e PS- PD, deri para 1 muaji kur i ndryshuan emrin nga LSI, në Partia e Lirisë.

Por nuk i hoqën dot namin, sepse shqiptarët dhe ndërkombëtarët e dinë, që Partia e Lirisë është i njëjti virus “LSI”, me të njëjtët bartës e shpërndarës dhe me të njëjtin aftësi infektimi, si te ata që i janë afruar, u është ngjitur dhe i ka shkatërruar.

Ndër më të njohurit e “infektuar” që u shkatërruan prej LSI, janë Lefter Koka e Alqi Bllako, të cilët me fuqinë e Ilir Metajt dhe garancinë e tij, u përdorën prej Edi Ramës për të firmosur aferat e landfilleve, prej të cilave përfituan… burgosjen dhe sekuestron e milionave që vodhën.

Ndërsa çifti Metaj- Kryemadhi që përlau pjesët e mëdha të 30 përqindëshave e llokmave të pasurive, nuk u dëmtua nga “epidemia” e vjedhjeve, mbasi ata ishin dhe janë vetë virusi dhe kanë ende imunitet paprekshmërie.

LSI infektoi edhe Dashamir Xhikën e rrugëve, emëruar drejtor i përgjithshëm, për të vjedhur nën garancinë e çiftit Metaj- Kryemadhi, të cilëve u çonte “thesin” me Euro në Lalz, para çdo tenderi e koncesioni rrugësh që u jepte kompanive të ndërtimit.

Por Xhika përfundoi 2 herë në burg, ndërsa Iliri, megjithëse ishte kryetar Kuvendi, President e Kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, bëri sikur nuk e njihte e nuk kishte lidhje me të.

Kështu veproi dhe me Artur Zoton e burgjeve, me të ndjerin Pjerin Xhuvani të ilaçeve dhe me 113 drejtorë ALUIZNI, hipoteke, bujqësie, arsimi, shëndetësie e energjie, të cilat përfunduan në burg vetë, paçka se vodhën për çiftin Metaj- Kryemadhi.

Të njëjtën mohim po përdorin dhe për ish-zv/ministrin e Shëndetësisë së LSI, Klodian Rrjepaj, që së shpejti do shkojë në burg për PPP “Check-up” dhe “Sterilizimi i Pajisjeve Kirurgjikale”, paçka se ia dorëzoi Ilirit, ato 5 milionë Eurot që i dhanë Ilir Beqja, Ilir Rapaj e Vilma Nushi.

Të gjithë ata që përfunduan në burg e me sekuestro pasurie dhe janë thirrur nga SPAK muajt e fundit, Ilir Metaj e Monika Kryemadhi i “infektuan” me virusin e tyre të hajdutërisë, duke i përdorur për t’u çuar miliona, pastaj i braktisën, i mohuan e etiketuan si hajdutë të PD e PS.

Prej 1 muaji, në shoqërinë e të mbeturve që janë zhytur thellë në afera korrupsioni, si Petrit Vasili, Edmond Haxhinasto, Edmond Panariti etj., Ilir Metaj ka dalë në terren me maskë të re partiake, për të zëvendësuar “ushtrinë” e humbur gjatë “epidemisë” së vjedhjeve.

P sh., para 2 ditësh, Iliri e Monika kanë ringjallur përsëri me kampin rinor të Jalës, vendi ku mbledhin fëmijë e të rinj dhe i “infektojnë” me veset e tyre, duke i joshur e mashtruar, me logon e Partisë së Lirisë, kur ajo është LSI-ja e hajdutëve.

Ka dhe shumë të tjerë, që vodhën e shpëtuan, por duke parë shefat, kolegët dhe miqtë e tyre që përfunduan në burg, nuk po i afrohen më LSI, mbasi e kanë kuptuar që “virusi i hajdutërisë”, ka filluar të shkatërrojë edhe çiftin Metaj- Kryemadhi./Pamfleti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *