“ΡΙas” në PD! Demokrati merr αrmën dhe qëΙΙon

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar këtë mbrëmje në Laç.
Burime bëjnë me dije se një person ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe më pas është larguar.

Shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes janë të paqarta ndërsa kanë nisur hetimet. Policia e Kurbinit ka nisur kontrollet për të bërë të mundur kapjen e autorit teksa pritet edhe një njoftim zyrtar për ngjarjen.

Sipas burimeve ngjarja ka ndodhur gjatë një takimi të kandidatëve të primareve dhe një anëtarëve të PD ka qëlluar me armë.

Ai është identifikuar nga policia dhe po punohet për kapjen e tij.