/Ρυblikohen pamje të reja/ 25-vjeçarja hyn në parakalim, kamioni i vjen përballë! Ja si ndodhi aksidenti trαgjik (Video)

Ρυblikohen pamje të reja/ 25-vjeçarja hyn në parakalim, kamioni i vjen përballë! Ja si ndodhi aksidenti trαgjik (Video)

Pamje të reja janë siguruar nga aksidenti tragjik në Berat ku humbi jetën nëna 25-vjeçare Klaudja Xhaferaj dhe djalit të saj 6-vjeçar.

Siç shihet në pamje, e reja pak para aksidenti është future në parakalim dhe për një moment përballë saj ka ardhur me shpejtësi një kamion.

Në këtë moment 25-vjeçarja ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar duke rënë nga lartësia në lumin Osum. Për pasojë ajo bashkë me djalin e saj humbën jetën.

Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth orës 14:00, në vendin e quajtur “Ura e re” në rrugën “Antipatrea”.

Pavarësisht se qytetarë të rastit kanë tentuar të japin ndihmën e tyre, nuk kanë arritur të nxjerrin gjallë nga uji nënën dhe djalin e saj.

SHIKO VIDEON KËTU