December 3, 2023
Lajme

Ρυblikohen për herë të ρarë pamjet e fundit të Ervis Martinaj, në shoqërinë e një vajze dhe ροlicit Jeton Lami (VIDEO)

Janë publikuar për herë të parë pamjet e fundit që tregojnë të gjallë të shumëkërkuarin Ervis Martinaj, i cili prej 9 gushtit është zhdukur pa gjurmë.

Në videon e publikuar nga emisioni “Në Shënjestër”, Martinaj duket se është nën shoqërinë e fektivit të Operacionales Jeton Lami, i cili aktualisht është pas hekurave. Bashkë me ta është edhe një vajzë, mikeshë e Martianjt.

Veshur me një bluzë të thjeshtë me krahë të shkurtra e pantallona të shkurtra, Martinaj duket mjaft i qetë teksa futet në hotel me Lamin e vajzën që i shoqëron.

Ervis Martinaj është filmuar nga kamerat e sigurisë të një hoteli luksoz në Durrës mbrëmjen e 5 gushtit, pesë ditë para se të denoncohej zhdukja e tij.

Rrikujtojme se prej dates në 9 gusht, Maetinaj u zhduk pa gjurmë. Alarmin e ngritën familjarët e Martinajt dhe tashmë prokuroria po heton për rrëmbim personi dhe inskenim.

SHIKO VIDEON KËTU

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *