/Ρërgatitje për lυftë? Çfarë do të ndodhë sot në Selanik, del njoftimi υrgjent

Ρërgatitje për lυftë? Çfarë do të ndodhë sot në Selanik, del njoftimi υrgjent

Sirenat e Mbrojtjes ajrore pritet të dëgjohen sot (16/11) dhe nesër ( 17/11) në zona të ndryshme të Selanikut dhe Thermaikos.

Lajmi është bërë i ditur nga zyrat bashkiake të Selanikut dhe Thermaikos.

Sirenat elektrike dhe manuale të mbrojtjes ajrore civile do të vendosen në Peraia, Nea Epivata, Agia Triada, Nea Michaniona, Nea Kerasia dhe Epanomi.


Sakaq autoritete lokale bëjnë thirrje që qytetarët mos të panikosen nga sirenat, pasi kjo praktikë do të bëhet në kuadër të një prove stërvitore të forcave ajrore të ushtrisë greke, shkruan protothema.gr.

“Këto janë pjesë e programit vjetor të mirëmbajtjes, riparimit dhe vendosjes së sirenave të reja aty ku është e nevojshme. Sigurisht që nuk ka arsye për shqetësim nga ana e banorëve pasi këto janë prova.

Veçanërisht në këto çështje duhet të jemi të gatshëm në çdo kohë dhe gjithmonë në vëzhgim për të gjitha mundësitë. Prandaj sistemet tona të mbrojtjes duhet të funksionojnë në mënyrë perfekte”, thuhet në komunikatën e bashkisë së Thermaikos.