Ήoroskoρi për sot, e Enjte 23 Mαrs 2023

DASHIGjatë kësaj dite nuk duhet të bëni panik për vështirësitë që mund t’iu dalin. Sa më seriozë dhe sa më të vendosur të jeni aq më shpejt do kalojë gjithçka. Ju të dashuruarit do të bëni paqe me partnerin tuaj sepse nuk mund të vazhdohet më me kokëfortësi dhe me zënka. Mbrëmja ka për të qenë goxha më e ngrohtë. Ju beqarët ka mundësi të afroheni me persona që kanë tashme një lidhje tjetër. Ky do jetë një gabim me pasoja të rënda. Në punë do mendoheni gjatë dhe do keni pak frikë të hidhni hapa. Vetëm se po pritët gjatë shefat do ju kritikojnë dhe do ju shohin me një tjetër sy. Mos i shkaktoni probleme vetes. Buxhetin nuk do arrini dot ta mbani të stabilizuar sepse do shpenzoni pafund.

DEMI

Venusi dhe Marsi do ju nxitin t’iu përkushtoheni më shumë gjërave që doni të bëni dhe nuk do mërziteni as përballë sfidave. Mund të filloni edhe projekte të reja. Ju të dashuruarit do i jepni prioritet absolut jetës tuaj sentimentale dhe do bëni të pamundurën që ta përmirësoni marrëdhënien me partnerin. Ju beqarët do jeni gati të filloni edhe aventura kalimtare, vetëm që të mos mbeteni më të vetmuar. Rëndësi ka që do ndiheni mirë. Në punë do jeni pafundësisht ambiciozë dhe të motivuar. Asgjë nuk do ju duket e pamundur dhe do luftoni fort për të bërë më të mirën e mundshme. Sipas Horoskopit.vip,  sektori i financave do jetë goxha i favorizuar. Mund të kryeni pa frikë edhe disa shpenzime më tepër se zakonisht.

BINJAKËT

Gjatë kësaj dite nuk do hezitoni aspak të hidhni hapa të rëndësishme dhe do mundoheni ta zbukuroni të ardhmen. Nëse jeni në një lidhje do kaloni një ditë të mrekullueshme. Do dashuroheni pa dorashka pranë partnerit dhe emocionet do jenë të veçanta. Ju beqarët do bëni ato çfarë do ndieni dhe për fat gjërat do ju ecin si duhet. Në punë nuk do keni më aspak debate me eprorët tuaj, megjithatë me kolegët mund të keni ende disa mosmarrëveshje të vogla. Mundohuni të flisni më qetësisht dhe të gjeni zgjedhjen më të mirë për të dy palët. Në planin financiar do keni vështirësi të njëpasnjëshme kështu që duhet të tregoheni sa më të kujdesshëm me çdo hap dhe me çdo shpenzim.

GAFORRJA

Gjatë kësaj dite nuk do ketë më asnjë lloj përpalljeje dhe gjërat do ju ecin më së miri. Harmonia dhe emocionet pozitive do jenë mbizotëruese. Ashtu si ishte parashikuar, jeta juaj në çift ka për të qenë e jashtëzakonshme. Do përjetoni kënaqësi të paimagjinueshme dhe nuk do doni që dita të ketë fund. Ju beqarët do merrni propozime të njëpasnjëshme dhe do vendosni edhe të filloni një lidhje. Në punë do jeni shumë kokëfortë dhe do doni të përfundoni patjetër gjërat që keni nisur. Kjo nuk është gjë e keqe, por nuk duhet të shkëlqeni mbi të tjerët. Në planin financiar nuk keni për të pasur asnjë lloj problemi sepse i keni bërë me kujdes llogarite kohët e fundit.

LUANI

Nuk do jeni shumë të organizuar gjatë kësaj dite dhe mund të bëni gabime të njëpasnjëshëm që do kenë pasoja. Për ju që keni një lidhje do ketë probleme serioze. Do i thoni njëri-tjetrit gjëra të pamenduara mirë dhe ka rrezik që ky të jetë edhe fundi për marrëdhënien tuaj. Ju beqarët do jeni joshës pafund dhe do arrini ta bëjnë për vete cilindo që do pëlqejnë. Në punë do arrini të flisni me shefat për një detyrë të re që iu është dhënë, por sërish nuk do jeni plotësisht të qartë. Dëgjojini me kujdes edhe disa kolegë me më shumë përvojë se ju. Buxheti do mbetet shumë i mirë pasi në këtë sektor do jeni të logjikshëm dhe largpamës. Vazhdoni kështu dhe keni për t’u pasuruar shpejt.

VIRGJËRESHA

Merrni sa më parë masa për të mos vazhduar me gabimet e dikurshme gjatë kësaj dite. Dielli dhe Jupiteri mund t’iu vendosin edhe në situata të sikletshme. Për ju të dashuruarit priten momente të paqëndrueshme. Herë do dashuroheni pa dorashka me partnerin dhe do ndiheni të lumtur, e herë do keni dyshime për të e do debatoni pafundësisht. Nëse jeni beqarë do vazhdoni ta prisni gjithë kohës princin e kaltër, por ai nuk do vijë. Në punë do lodheni më shumë për të arritur atë që dëshironi, por kjo është jeta. Jo gjithmonë gjërat janë të lehta dhe duhet të tregoni sa të zotët jeni. Pamaturia në planin financiar do ju kushtojë shtrenjtë. Edhe për gjërat më të domosdoshme do keni vështirësi.

PESHORJA

Nëse nuk tregoheni të kuptueshëm dhe nuk keni mëshirë edhe për ata që kanë bërë gabime keni për të pasur probleme serioze sot. Për ju të dashuruarit ka mundësi që të dalin disa probleme dhe do keni goxha debate me partnerin. Po nuk ja dolët dot t’i sqaroni, më mirë qëndroni pak kohë larg njëri-tjetrit dhe reflektoni me kujdes. Ju beqarët do jeni të pavëmendshëm dhe ka gjasë të humbni disa mundësi të shkëlqyera. Sipas Horoskopit.vip,  në punë do ndiheni nën presion dhe mund të bëni goxha gabime. Me pak fjalë kjo nuk do jetë dita juaj. Në planin financiar gjendja do përmirësohet ndjeshëm për shkak të ndihmës së familjarëve. Gjithsesi ju nuk duhet të shpenzoni si të çmendur.

AKREPI

Gjatë kësaj dite nuk do hezitoni asnjë moment për të guxuar dhe për të bërë diçka ndryshe nga zakonisht. Perspektivat pritet të jenë të jashtëzakonshme. Për ju të dashuruarit do jetë një ditë e mrekullueshme kjo e sotmja. Do keni një marrëdhënie aq të mirë me partnerin saqë të gjithë do ju kenë zili dhe do iu adhurojnë. Ju beqarët do lumturoheni pa masë pas disa takimeve interesante që do realizoni. Në punë do ju mungojë motivimi dhe qartësia në mendime, megjithatë kolegët e dashur nuk do ju lënë në baltë. Ashtu si i keni ndihmuar ju dje ata do ju ndihmojnë sot. Buxheti do fillojë dalëngadalë të stabilizohet. Do ndiheni edhe më të qetë kur të shpenzoni.

SHIGJETARI

Nëse ua vini veshin sinjaleve që do iu japë Saturni gjatë kësaj dite dhe bëni lëshime gjërat do ju ecin mirë. Maturia dhe durimi kanë për të qenë akoma më të vlerësuara. Nëse keni një lidhje merrni masa sa më shpejt që ta përmirësoni jetën tuaj në çift sot sepse po i latë gjërat pas dore situata mund të dalë jashtë kontrollit. Ju beqarët do ndesheni papritur me disa persona interesantë të cilët mund t’ua ndryshojnë jetën përgjithmonë. Në punë do avanconi me ritme të shpejta dhe do ua kaloni të gjithëve. Do i afroheni tej mase postit që keni ëndërruar përherë. Një pjesë e kolegëve do gëzohen e një pjesë e ziliqarëve do trishtohen. Gjendja financiare do jetë goxha e mirë. Përfitoni nga rasti për të bërë investime dhe për të kryer transaksione.

BRICJAPI

Ka mundësi që dot të jeni paksa të ndjeshëm dhe në disa momente mund të trishtoheni. Mundohuni të mos mendoni gjënë e fundit të parën. Ju të dashuruarit do merreni vesh më së miri me partnerin tuaj dhe mund të ndiheni gati edhe për të marrë vendime të rëndësishme. Nuk do mungojnë çastet romantike gjithë kohës. Ju beqarët do ndiheni mirë ashtu si jeni dhe nuk do hidhni asnjë hap për të bërë ndryshime. Në punë do jeni shumë kompetentë dhe talentin që keni do dini ta vini sa më mirë në shërbim të qëllimeve që keni. Periudhën e tranzicionit do e lini pas krahëve. Sektori i financave nuk do jetë shumë i kënaqshëm kështu që më mirë mos e teproni me shpenzimet.

UJORI

Nuk do jeni cinikë gjatë kësaj dite përkundrazi do bëni shumë për të tjerët dhe do mundoheni që ambienti rreth e rrotull të jetë përherë i ngrohtë. Ju që keni një lidhje do i qëndroni gjatë gjithë kohës besnikë partnerit tuaj dhe marrëdhënia në çift do përforcohet edhe më tepër. Ju beqarët do jeni të arsyeshëm dhe do e dini çfarë zgjedhjesh të bëni. Ka gjasa që jeta sentimentale t’iu ndryshoje shumë shpejt. Në punë, pavarësisht konkurrencës shumë të fortë, nuk do ndaleni asnjë moment dhe mund të arrini jashtëzakonisht lart. Ja që po i vutë vetes qëllim mund të kaloni edhe pengesat më të mëdha. Në planin financiar nuk duhen ndërmarrë shumë rreziqe sepse mund të humbisni shuma të konsiderueshme.

PESHQIT

Gjatë kësaj dite keni për të përjetuar ndjesi aq të forta saqë as vetë nuk i kishit imagjinuar. Do jeni të logjikshëm dhe te matur ne çdo moment. Për ju të dashuruarit do vijë një nga ditët më të bukura të jetës tuaj. Me partnerin do keni një komunikim dhe harmoni për t’u adhuruar. Shfrytëzojeni çdo sekondë sikur të ishte e fundit. Nëse jeni beqarë nuk duhet të tregoheni të turpshëm pasi do humbisni mundësi të shkëlqyera. Në punë do e bëni çdo gjë me dëshirë dhe do keni shumë vullnet. Të gjithë do ju kenë zili edhe për qetësinë që zotëroni pavarësisht situatave. Financat do jenë të mjaftueshme për shpenzimet e nevojshme, por jo për të tjera. Tregohuni të matur.