Βerisha bën ρremtimin e madh: Nëse më υotoni mυa do rris…

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi sot se Edi Rama po tenton që të rrisë pagat për propagandë përpara zgjedhjeve lokale të 14 Majit. Ai tha sot se nëse qytetarët do i besojnë pushtetin do të dyfishojë rrogat e ulëta me ligj.

“Thirrja e tij për rritjen e rrogave të ulëta është thjeshtë një demagogji. Edi Rama është një kriminel elektoral.

PD do të depozitojë në parlament ligjin për dyfishimin e rrogave të ulëta si akt i parë dhe do të jetë i detyrueshëm për cdo institucion të këtij vendi dhe sipërmarrje” tha ai.

“Jam sot para jush për t’u bërë thirrje të gjithë punonjësve të administratës, të mos bëhen pjesë e mega-krimti elektoral të përdorimit të Aktivistit për qëllime të mbështetjes së pushtetit të krimit.

Aktivisti është një aplikacion i dënueshëm në ligjin kombëtar dhe ndërkombëtar. Ai është i dënueshëm në ligjin kombëtar, sepse është dëshmi flagrante e shndërrimit të narkoshtetit të Edi Ramës në një narkoshtet elektoral.

Pra, shndërrimin në një makineri të dhunimit masiv të votës nëpërmjet ndikimeve të paligjshme. Ai është në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar sepse shkel rregullat themelore të rrjeteve sociale, sepse po përdoret si një mjet terrori mbi qytetarët shqiptarë, mbi zgjedhësit shqiptarë.

Duke denoncuar përpara jush, njoftoj gjithashtu se PD do të ndërmarrë të gjithë hapat ligjore ndaj këtij instrumenti terrori, si brenda vendit, ashtu edhe në institucionet respektove, pranë rrjeteve sociale ku përdoret ky aplikacion antiligjor” tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *