Ηαbit me deklaratën e tij Sali Berisha: Unë jam kosoυar

Ish-kryeministri Sali Berisha është pyetur nëse po e përdor Kosovën për kapital politik.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Berisha deklaroi se është kosovar, pasi Tropoja, sipas tij, i përket Malësisë së Gjakovës.

Intervista:

Pyetje: E përmendni shumë Kosovën, po e përdorni për kapital politik?

Berisha: Sëpari, unë dua t’jua përsëris, unë jam kosovar. Tropoja është pjesë etnike e asaj që quhet Kosovë. Jo me origjinë.

FevziuJeni qytetar i Shqipërisë.

BerishaMalësia e Gjakovës, siç është Shën Gjergji malësi e Tiranës, Tropoja është Malësi e Gjakovës. Kur është vendosur kufiri, një pjesë e mirë e fshatrave të saj mbetën andej. Unë nuk mund të them kurrë që Kosova përmendet nga unë për kapital politik.

Sot jemi në rrethana të një tradhtie të qartë kombëtare të shqiptarëve nga Edi Rama me projektin e Ballkanit të Vuçiçit, të Putinit dhe Beogradit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *