Ηοroskoρi i dαtës 26 shtαtor 2022

DASHI 

Edhe pse në mëngjes mund të tregoheni të dashur dhe të afruar, duke parë rrethanat gjërat do fillojnë të përkeqësohen sot. Ju të dashuruarit do vuani tej mase sepse partneri do ju lërë gjithë kohës pas dore. Flisni me të dhe sqarojini gjërat njëherë e përgjithmonë. Më mirë të jeni të qartë sesa të brengoseni duke mos ditur një përgjigje. Ju beqarët do dilni nëpër takime, por personat nuk do ju pëlqejnë aspak. Në punë do jeni shumë të devotshëm dhe mund t’iu jepen detyra të reja. Pavarësisht vështirësive që do kaloni, perspektivat duken të mira. Sektori i financave do mbetet delikat dhe i trazuar. E gjithë kjo nga mungesa e seriozitetit. Ndryshoni sa më parë strategji.

DEMI 

Gjatë kësaj dite do tregoheni shumë më bujarë dhe më të sjellshëm me të gjithë. Kjo mënyrë të sjelli do bëjë që të gjithë të duan t’iu kenë pranë. Ju të dashuruarit do jeni mjaft nostalgjike dhe do qëndroni më shumë kohe pranë atij që dashuroni. Në disa momente partneri do ju bëjë të ndiheni si mbi re. Nëse jeni beqarë do filloni një histori dashurie pasionante e cila do iu mbushë me frymë. Në punë do jeni shumë më të organizuar dhe më të vëmendshëm edhe ndaj detajeve më të vogla. Nuk do keni probleme dhe do i merrni gjërat shtruar. Sipas Horoskopit, gjendja e të ardhurave do mbetet e mirë në çdo moment. Do i lejoni vetes edhe ndonjë shpenzim më tepër.

BINJAKËT 

Sot do jeni shumë të devotshëm për gjithçka dhe gjithashtu edhe të ndjeshëm. Për këtë arsye do kujdeseni çdo moment edhe për detajet më të vogla. Ju të dashuruarit do jeni të përkëdhelurit e yjeve dhe emocionet do jenë të shumta. Çdo sekondë do jetë emocionuese në maksimum. Ju beqarët nuk do e kërkoni me ngulm dashurinë, por do ja lini çdo gjë kohës. Nuk pritet ndonjë gjë e jashtëzakonshme gjatë kësaj dite. Në punë, negocimi dhe aftësia juaj bindëse do jenë pikat më të forta që do ua kenë zili që të gjithë. Sot nuk do jetë aspak e vështirë për të arritur objektivat. Në planin financiar do jeni të vendosur të gjeni zgjidhjet për problemet që keni pasur.

GAFORRJA 

Ka mundësi që në disa momente të acaroheni gjatë kësaj dite për shkak të ndërhyrjes së disa personave në jetën tuaj. Vini limite dhe do ndiheni më të qetë. Nëse keni një lidhje përfitoni për të përforcuar lidhjen tuaj me partnerin. Pas neglizhencave të kohëve të fundit duhet me patjetër të vendosni qëndrueshmëri. Ju beqarët do i shijoni kënaqësitë që do iu sjellë kjo ditë megjithëse nuk do krijoni menjëherë një lidhje të fortë. Në punë duhet të dini të negocioni për një çështje të rëndësishme dhe të veproni me shumë diplomaci. Dijeni se probleme serioze nuk keni për të pasur. Për sa iu përket parave duhet të kujdeseni më tepër edhe pse dita pritet të jetë pozitive e pa probleme.

LUANI 

Imagjinata juaj do jetë shumë e zhvilluar gjatë kësaj dite dhe do ju ndihmojë ta bëni çdo çast edhe më emocionues. Për ju të dashuruarit pritet momente të bukura. Do ndiheni mjaft mirë dhe të lumtur pafundësisht. Mundet t’iu realizohen edhe disa nga ëndrrat më të zjarrta kështu që shfrytëzojeni ditën deri në maksimum. Ju beqarët do i shtoni aventurat, por asnjëra prej tyre nuk do kalojë në një lidhje serioze. Në punë ka shumë mundësi të merrni një përgjigje pozitive për kërkesën që keni bërë. Jeta juaj do marrë me të vërtetë një tjetër kthesë shumë herë më të mirë se më parë. Klima në planin financiar nuk do jetë e ngrohtë. Tregohuni të kujdesshëm me çdo hap që do hidhni në mënyrë që të mos ngeleni pa gjë.

VIRGJËRESHA 

Urani do ju udhëheqë gjatë gjithë kësaj dite dhe do ju drejtojë ku duhet. Nuk do jeni as impulsivë dhe do qëndroni përherë me këmbë në tokë. Ju të dashuruarit do ndiheni shumë mirë me atë që keni në krah. Marrëdhënia juaj do jetë më e qartë dhe do i kuptoni më mirë ndjenjat e njëri-tjetrit. Kjo do iu ndihmojë të merrni edhe vendime të rëndësishme. Nëse jeni ende vetëm, përgatituni për ndryshime rrënjësore. Në punë do ndiheni shumë më të lirë për të bërë çdo gjë që dëshironi dhe do i zgjidhni edhe çështjet më delikate. Në sektorin financiar do ketë përmirësim të ndjeshme. Do mund të kryeni edhe transaksione me rëndësi pa pasur merak.

PESHORJA 

Ditën e sotme do e filloni me më shumë pozitivizëm dhe do mendoni se edhe gjërat e vështira do të zgjidhen. Të afërmit do i keni përherë pranë. Nëse keni një lidhje, bashkëpunimi mes jush do përforcohet edhe më shumë. Do dilni dhe do argëtoheni me partnerin dhe mund të bëni edhe ndonjë çmenduri të vogël. Ju beqarët nuk duhet t’iu besoni të gjitha premtimeve që do ju bëhen sepse më pas mund të zhgënjeheni tej mase. Konfigurimi i yjeve do jetë mjaft i kënaqshëm për sektorin profesional. Jo vetëm që të gjitha planet do ju realizohen, por mund të merrni edhe shpërblime që nuk i kishit imagjinuar aspak. Sipas Horoskopit, financat mbajini gjithë kohës nën kontroll sepse ambienti nuk do jetë i përshtatshëm.

AKREPI 

Gjatë kësaj dite do iu kushtoni goxha rëndësi edhe miqve tuaj të ngushtë kështu që gjithë kohës do rrethoheni me dashuri. Ju që jeni në një lidhje do kaloni momente të mrekullueshme me atë që keni në krah dhe do përjetoni emocione pa fund. Shfrytëzojeni sa të mundni ditën dhe mos harroni t’i shprehni pafundësisht ndjenjat dhe emocionet. Ju beqarët do ia kaloni mirë, por as sot nuk do e gjeni personin që keni ëndërruar. Në punë do jeni shumë profesionistë dhe të gjithë do kenë besim absolut tek ju. Do ju ndihmojnë pafund edhe kolegët dhe çdo gjë do ju ecë më së miri. Në sektorin financiar nuk duhet të merrni vendime të nxituara që do iu sjellin probleme më vonë.

SHIGJETARI 

Falë Neptunit dhe Hënës imagjinata juaj do jetë shumë e zhvilluar gjatë kësaj dite. Në çdo moment do krijoni dhe nuk do mërziteni aspak. Për ju të dashuruarit do jetë një ditë e bukur dhe e veçante. Do ja kaloni mirë me partnerin dhe nuk do preferoni të bëni asnjë lloj ndryshimi. Ju beqarët duhet t’ia shprehin sa më shumë ndjenjat dikujt nëse doni ta bëni për vete. Në punë, duke pasur Jupiterin në krah, nuk do ju mungojnë aspak idetë nga më kreativet. Do keni edhe një vizion më të qartë për gjërat dhe do jeni më të saktë me çdo gjë. Gjendja e financave do mbetet e trazuar edhe për disa kohë. Vazhdoni të shpenzoni me kujdes dhe maturi që të mos keni probleme.

BRICJAPI 

Gjatë kësaj dite keni për të pasur shumë më tepër besim tek vetja dhe nuk do ju mungojë aspak humori sidomos me ata që doni. Ju të dashuruarit do ja kaloni mirë me partnerin tuaj dhe nuk do dëshironi të ndaheni për asnjë çast prej tij. Ju beqarët do ndiheni mirë edhe ashtu si jeni prandaj nuk do kërkoni me ngulm ndryshimin e statusit. Gjithçka do ndodhë në kohën e duhur. Për punën do jetë një ditë e shkëlqyer për të bërë negociata. Do bindni jo vetëm klientët, por edhe shefat tuaj duke marrë edhe shpërblime. Çdo gjë që dëshironi do ju plotësohet. Në planin financiar mos ndërmerrni rreziqe të mëdha sepse në momentin më pak të pritur mund të ndodhë ndonjë gjë e keqe.

UJORI 

Gjatë kësaj dite do jenë disa miq që do ua hapin sytë dhe do mundohen t’iu bëjnë të logjikoni. Pak nga pak keni për të ecur para. Nëse keni një lidhje duhet të reflektoni disa herë para se t’i thoni diçka partnerit tuaj në mënyrë që të mos keni keqkuptimin më të vogël. Ju beqarët do kërkoni në çdo vend që do shkoni, por nuk do mundni dot ta gjeni personin tuaj të ëndrrave. Në punë do dini t’i përdorni pikat tuaja të forta për të arritur atë që doni. Nuk do lodheni asnjë moment dhe nuk do dorëzoheni. Gjendja e financave nuk do jetë e njëjtë për të gjithë. Nëse keni pasur vështirësi duhet të bëni më tepër kujdes se të tjerët.

PESHQIT 

Edhe pse Dielli do ju bëjë të keni më shumë iniciativë gjatë kësaj dite dhe të jeni më të vendosur, sërish gjërat nuk do i keni mjaftueshëm të lehta. Ju të dashuruarve do ju ndryshojë shumë shpejt humori, prandaj gjërat mund të mos ecin ashtu si kishit ëndërruar. Në disa momente do debatoni ashpër me partnerin. Ju beqarët do keni veçse mundësi për aventura kalimtare, asgjë më shumë sesa aq. Në punë, Marsi dhe Dielli do ju bëjnë të ndiheni më të lirë dhe të hidhni hapa para. Do i merrni gjërat shtruar dhe do dini ta respektoni hierarkinë në çdo moment. Gjendja e financave do vazhdojë të mbetet delikate edhe për disa kohë kështu që mos kryeni asnjë investim të ekzagjeruar. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *